• |
ide | kryesore

Senati i UT i kërkon studentëve të Fakultetit Juridik të lirojnë godinën

Lajme, Të fundit


Senati i Universitetit të Tiranës ka votuar për lirimin e godinës së fakultetit Juridik nga studentët e ngujuar brenda.

Studentët qëndrojnë aty të ngujuar për shkak se kundërshtojnë Ligjin e Arsimit të Lartë.

Disa ditë më parë, Fakulteti i Juridikut vendosi të zhvendoste mësimin në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Por, pavarësisht kësaj zgjidhjeje të përkohshme, studentët e fakultetit Juridik janë përballur me mbylljen e derës me zinxhirë. Për këtë shkak ka ardhur edhe ndërhyrja e senatit të UT.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *