• |
ide | kryesore

30 kg drogë në Greqi, dy në pranga, njëri shqiptar

Lajme, Të fundit
policia_greke1.jpg


Policia greke sekuestroi 30 kg drogë të llojit marijuanë, ndërsa janë arrestuar një shqiptar dhe një greke. Operacioni është zhvilluar në aksin Korinth-Athinë.

Brenda një makine, e cila po vinte nga kufiri greko-shqiptar u gjetën dhe u sekuestruan 22 pako me 28 kg 205 gram marijuane. Po gjatë këtij aksioni janë bllokuar edhe 4350 euro dhe 3 telefona celularë.

Në pranga kanë përfunduar një shqiptar 45-vjeç dhe një greke 53-vjeçare.

Që prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuane që vinte nga Shqipëria.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *