• |
ide | kryesore

Protesta në Fier, bllokohen rrugët prej qytetarëve

Lajme, Të fundit


Banorët e Fierit kanë dalë në protestë duke bllokuar rrethrrotullimin në hyrje të qytetit. Kështu është bllokuar lëvizja drejt jugut të vendit dhe anasjelltas.

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria.

“Protestojmë kundër padrejtësive qeverisëse. Protestojmë  kundër rritjes se çmimit të energjisë elektrike’, shprehen qytetarët.

PD dhe opozita e bashkuar ka paralajmëruar një  protestë masive më 16 shkurt.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *