Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 69-vjeçar, i cili tentoi të qëllonte me armë në drejtim të punonjësve të Policisë së Shtetit. I arrestuari është shtetasi me inicialet G.XH. Punonjësit e policisë kishin ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin e 69-vjeçarit me 47-vjeçarin me iniciale A.H, banues në të njëjtën lagje. Pas ndërhyrjes së policisë, 69-vjeçari ka tentuar të qëllojë në drejtim të tyre me armë. Ai rezulton i dënuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”. Lapsi.al sjell dëshminë e gruas që ishte prezent në ngjarje. Ajo thotë se 69-vjeçari e kishte ngacmuar edhe seksualisht. Shihni videon më poshtë.
©LAPSI.al
i ka qmendur njerzit kokaina e rames dhe kanabisi i sajmir tahirit e agron fatmur xhafes.