• |
ide | kryesore

Besnik Mustafaj zbulon përse nuk do të ketë fjalime në protestën e opozitës

Lajme, Të fundit


Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafai, duke folur në News 24 për protestën e opozitës së bashkuar më 16 shkurt tha se ka një valë pakënaqësie popullore ndaj qeverisë dhe se lideri i PD-së po pritet mirë në rrethe por se nuk është i sigurt se çfarë do të sjellë kjo protestë. Ai e ilustron këtë me faktin se opozita nuk do të marrë pushtetin me dhunë, ndaj e sheh mënyrën e vetme të suksesit të saj tek vazhdimësia.

Për sa i përket faktit se është thënë se nuk do të ketë fjalim në këtë protestë, Mustafaj e shpjegoi si përpjekje për të tërhequr jo vetëm mbështetës të partive opozitare.

“Kjo do të thotë që opozita do të mbledhë dhe ata të pakënaqur që nuk janë mbështetës të saj. Nuk jam i bindur se ata që janë të rreshtuar në protestë, ata do duan mesazhe, do duan fjalime. Ky lloj depolitizimi i kësaj proteste nuk jam i bindur se do ketë efektin më të mirë të mundshëm”, tha ai.


4 Comments

  1. SINQERISHT , KA AQ SHUME PAKENAQESI SA TI NUK E IMAGJINON DOT . POR JU NUK JEPNI BESIM DHE SIGURI , JU KERKONI GJOL NJALASH . DEMOKRACINE E BEJNE LIGJET DHE JO NJEREZIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *