• |
ide | kryesore

Bie zjarri në banesat sociale në Tiranë

Lajme, Të fundit


Përfshihet nga flakët mesditën e sotme një apartament në banesat sociale në Shkozë. Zjarri ka shpërthyer në kuzhinën e apartamentit në katin e tretë, por ende nuk dihet shkaku.

Personat e ndodhur në shtëpi janë evakuuar nga baneset për shkak se rrezikonin asfiksimin. Mësohet se për shkak të zjarrit nuk ka njerëz të dëmtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikëset, të cilat kanë arritur të vënë flakët në kontroll. Pritet që pas hetimeve të zbulohet edhe shkaku i rënies së zjarrit.

Informacion paraprak

 Rreth orës 11:45, në Shkozë ka rënë zjarr në një banesë sociale i cili është fikur nga shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *