• |
ide | kryesore

E pazakontë në Berat, gruaja vdes pas kafshimit nga qentë

Lajme, Të fundit


Ndërsa ka qenë duke punuar në parcelën e saj me ullishte një grua rreth 64-vjeçare është sulmuar nga disa qen.
Për disa minuta gruaja është përleshur me qentë, të cilët i kanë lënë plagë shumë të thella. Të afërmit e saj e kanë dëgjuar tthirrjet për ndihmë dhe kanë vrapuar për t’i dhënë ndihmë, ndërsa janë nisur menjëherë në sptalin e Beratit.

Në repartin e kirurgjisë mjekët kanë ndërhyrë në mënyrë intensive, por plagët e shkaktuara nga kafshimet e qenve kanë qenë fatale për jetën e 64-vjeçares. Sipas burimeve spitalore, megjithë ndërhyrjen dhe terapinë shumë të shpejtë të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Burime të morgut të spitalit rajonal Berat bëjnë me dije per “t.ch” se 64-vjeçarja quhej Selime Braushi, banore e fshatit Dyshnik.

Në fshatin Dyshnik ditët e fundit janë shkarkuar kamiona me qen të cilët dyshohet të jenë sjellë nga Tirana apo Elbasani.


1 Comment

  1. Ne Elbasan shkarkohen sistematikisht qen veliajiste nga Tirana me kamiona prane Bradasheshit ne hyrje te qytetit. Elbasani ka nja dy vjet qe gelon nga qente rrugace, qe rrine kryesisht lulishteve orane Bashkise se qazim syrrtykut tufa-tufa.
    Ka deshmitare per keto shkarkime….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *