• |
ide | kryesore

Mbante hapur aktivitetin e lojërave të fatit, procedohet penalisht 49-vjeçari

Lajme, Të fundit


Procedohet penalisht në gjendje të lirë nga policia, 49-vjeçari me iniciale Sh.T. Kjo për shkak se nuk kishte mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit.

Akuzat ndaj 49-vjeçarit janë: “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 televizorë dhe një aparat celular.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, proceduan në gjendje të lirë shtetasin: Sh. T., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme”- thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *