• |
ide | kryesore

Përdhunimi i 14-vjeçares në Kavajë/ Gjykata jep vendimin për minorenët

Lajme, Të fundit


Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin ndaj 7 minorenëve të akuzuar për përdhunimin e vazhdueshëm të një 14-vjeçareje në qytetin e Kavajës.

Ndaj 7 personave nën hetim, të renditur në vendimin e gjykatës me shkronjat A, B, C, D, E, F, G, është vendosur masa e sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar në nenin 238 të Procedurës Civile.

“Gjykata ka vendosur vazhdimin e zbatimit ndaj personave nën hetim A,B, C, D, E, F, G të dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal, të masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Durrësit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankimi brenda 5 ditëve  në Gjykatën e Apelit Durrës, duke filluar të përllogaritet ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.

Ndërkohë, Gjykata i ka dhënë urdhër Prokurorisë për zbatimin e këtij vendimi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *