• |
ide | kryesore

Përdhunimi i vajzës në Kavajë/ Pas debateve në Kuvend, policia tregon anën tjetër të ngjarjes

Lajme, Të fundit


Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku u përdhunua një vajzë e mitur, vijon të jetë një çështje më vëmendje të madhe publike dhe politike. Edhe në seancën e sotme në Kuvend, opozita ka akuzuar Policinë e Shtetit, se me urdhër politik nga kryeministri dhe struktura të tjera shtetërore bënë ç’është e mundur që ta fshehnin ngjarjen.

Sot policia ka reaguar përmes një njoftimi për mediat, ku sqaron kronologjinë e asaj që ndodhi më 29 janar.  Policia thotë se vajza është paraqitur në komisariat me të ëmën e saj, në datë 29 janar duke, marrë garanci se do t’i ruhej anonimati. Policia thotë se është bërë identifikimi i të gjithë shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje dhe më datë 30 janar,  është bërë intervistimi i tyre.

Dy ditë më vonë, më datë 1 shkurt, rreth orës 17:30, ka mbërritur urdhri i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ku merrej masa e sigurisë “arrest me burg” për të miturit. Në këtë ditë deri më ditën e 2 shkurtit, rreth orës 07:00 të mëngjesit, janë zhvilluar kërkime për gjetjen dhe ndalimin e të rinjve. 7 prej tyre përfunduan në pranga, ndërsa një i tetë ishte në kërkim, sqaron policia.

Në vijim të deklaratës Policia thotë se kjo ngjarje po keqpërdoret me synim keqinformimin e opinionit publik.

“Sot keni para jush mazhorancën e përdhunuesve. Në një krim të shëmtuar që ndodhi në Kavajë, përdhunim kolektiv, policia u njoftua por policia ishte në anën  e përdhunuesve dhe heshti dhe fshehu krimin. SHISH dhe kreu i tij njoftoi kryeministrin dhe ministrat  respektivë. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve. Fshehën krimin. Përsëritën të njëjtin skenar këta përdhunues që përsëriten tre muaj më parë me djalin e deputetit të ture, përsëritën të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kryetarin e grupit parlamentar për përdhunim. Ç’moral kanë këta të dalin para jush qytetarë, është dita juaj. Nëse nuk i krehni, nuk do të keni fëmijë të sigurtë kurrë në shkolla. Këta kanë morarin e përdhunuesve, këta akuzojnë viktimat”, tha Berisha sot në Kuvend.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mohoi akuzat dhe tha se ngjarja është trajtuar nga policia që prej fillimit.

“Lidhur me akuzat që u drejtuan në drejtim të policisë së shtetit theksoj edhe njëherë me përgjegjësi të lartë shtetërore se rasti i Kavajës është trajtuar nga policia e shtetit në momentin zero, në momentin e parë. Policia e Shtetit ka reaguar në momentin zero, me 29 janar 2019 ndaj denoncimit. Akuzat ndaj policisë së shtetit janë të pabaza, të dëmshme dhe dashakeqe për të nxirë një institucion i cili i shërben me besnikëri dhe devotshmëri qytetarëve shqiptarë. Publikimi në rrjete sociale është bërë pasi shtetasit e akuzuar kanë qenë të arrestuar. Janë arrestuar se keni bërë atë palo-status, ka dokumenta shtetëror për këtë”, tha Lleshaj.


6 Comments

  1. Plaku kurve nuk ka as din e as iman.. mjafton te fitoje kredo politike.
    Kurves plake duhet ti mbyllet goja se shume mut po nxjerr . Ky njeri i lige , gjethe jeten e tij vetem keq ka bere. Ne cdo qelize te tij gjen djallin .

  2. si nuk keni skrupull fare. si u eshte gervishtur surrati ne kete fare feje qe te beni politik me fatkqesit e te tjereve. boll o u qifsha ropt bet politik me hallet e njerezve o kriuminel gjakatar e tepafytyr. u paguajm me taksat tona, na keni vjedhur e na keni perzen nga vendi e akoma plaku mere do te vij ne pushtet duke ber kroniken e zeze e kasandren e keqe e te lig. respektoni ligjin e privatsis se per ate vajz qe ka vuajtur shum deri tani , ju si korbi e sorra nuk e lini qe ta kaloj kete gjendje. mos doni ta nxirrni me emer e mbiemer dhe ne televizor? si sle krevat pa u futur o gogoli i shqiperise. po te del shpirti por jo e keqja o shtaz e ndyr.

  3. Ore te mjeruar sektiste rilindas, jeni pushta, e kaluar pushtit, sepse ju qe ju vikerka keq pse u denoncua nga Berisha ky rast perdhunimi, pse nuk ngrini akuze ndaj pushtetit e policise qe e mbuluan rastin, por kerceni e po na tregoni ndjeshmerine shoqerore qe ka ky rast. JU, si lyra te qelbesirllekut te ketyre qe na drejtojne sot, kur ish rasti i Griseldes se kavajes, qe shpifesi, e pucisti Veliaj i shkroi deri ne komitetn europian per gjera qe s;kishin ndodhur, dhe ai e diskretitoi policine, se gjoja ajo( Griselda) deshtoi nga policia, nje shpifje monstruoze, qe solli mjaft dem ne shtetin shqiptar, duke mos qene ngjarja ashtu, por e stisur me qellim diskriminimi te asaj qeverie. Ja pra se deri ku keni arritur ju, e per keto ju qe na qenkeni kaqe te ndjeshem po atehere perse se ngritet zerin? A po ishit bashkepunetore, e jeni poaqe edhe sot, se ne kete ras qe denigroni Berishen, ju djeg realiteti, dhe gjendja ku e keni cuar kete popull me tere veprimtarine anti njerezore, e demokratike te mashtrimit te votueseve, e mbare populli. Keshtu sic beni ju sillen e bejne vetem gangot hipokrite me perkrahjen e shtetareve gangstere paranojake qe kujtojne se e kane te perhereshme postin qe e kane vjedhur, por koha, e momenti po u vje, cdo gje do rregullohet me largimin e pushtueseve kuqale, demokracia ne veprim, e zbatim nga populli,,, kjo do jete fitoria e deshiruar dhe e aredhmja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *