• |
ide | kryesore

Replikë Ballës/ Basha: Po e humbni sërish hapjen e negociatave…

Lajme, Të fundit


Në Kuvend ka pasur replika midis kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës.

Sipas Ballës, opozita do të bllokojë reformën zgjedhore me qëllim që Shqipërisë të mos i hapen negociatat në qershor. Nga ana e tij, Basha u përgjigj duke thënë se në Berlin si Gramoz Ruçi ashtu edhe Balla kanë marrë përgjigje për regres dhe jo për progres në 5 kriteret për integrimin.

“Zoti Basha ke takuar një prej këshilltarëve të CDU/CSU, por ne sapo kemi takuar figurën më historike të kristiandemokratëve, sot presidenti i Bundestagut, që e falenderoj për mbështetjen për hapjen e negociatave. Megjithatë përpjekjet tuaja antishqiptare ka një përpjekje ti e ke për të bllokuar negociatat e kanë marrë një përgjigje në Berlin zoti Basha. Harroje se do bllokoni reformën zgjedhore dhe me të negociatat”, tha Balla.

Në replikë, Basha u shpreh se: “Zoti Ruçi e di që Shqipëria ka regres dhe jo progres në 5 kriteret, ju e dini mirë se ishit vetë në Berlin. Populli do vijë ta clirojë këtë sallë edhe njëherë po ua them: Thirrini arsyes kujtohuni çfarë ju thanë në Berlin. Mos ta humbim për herë të tretë hapjen e negociatave për shkak të një emri. Thirrini arsyes, se qytetarët do marrin institucionet në duart e tyre”, – iu përgjigj Basha.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *