• |
ide | kryesore

Rrokada e drejtorëve të Ramës, prezantohet kreu i ri i AKU-së

Lajme, Të fundit


Agron Hetoja ka marrë sot zyrtarisht detyrën e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrte pjesë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe ish-drejtori Agim Ismaili.

Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi vlerësoi punën e bërë deri më tani nga ish-drejtori Ismaili dhe kërkoi prej pasardhësit të tij të vijohet me vendosmërinë për rritjen e sigurisë ushqimore në vend. Ministri përmendi gjithashtu partneritetin e ri me Bashkimin Europian në fushën e sigurisë ushqimore, projekt që u prezantua një ditë më parë dhe ku AKU-ja do të ketë rol deçiziv në transformimin rrënjësor që synohet t’i bëhet kontrollit të të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor në Shqipëri.

Agim Ismaili u emërua drejtor i përgjithshëm i Burgjeve pas shkarkimit të Stefan Çipës, ndërsa Egron Hetoja vjen në krye të AKU-së pas shkarkimit nga KESH.

 


2 Comments

  1. “Serioze ” keto rrokada…?
    Shkarkohet ne KESH per zullume dhe si “ndeshkim” emerohet ne pozicion paralel ,e prezanton Bledi ( Rama)…!
    Keshtu po ndodh.Shkarkohen dhe quhen te sukseshem…Nikolla,Gjiknuri…
    Arsyeja duket : Punuan per artistin dhe ai nuk ja harron “te mirat”.
    Delet ne parlament me kartonin larte !
    Ps. …edhe ketyre “intelektualeve” u ja riktheu imunitetin.

  2. pa ju thith rama zhelet ter ridhjersve nuk leshon pushtet.kush ja fryn bythen e ben deputet te tjeret qe nuk e mbushin mir i riciklon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *