• |
ide | kryesore

Belinda Balluku në bisedë skandaloze me deputetin për kryetarin e Bashkisë Vorë: Si do e shkulim nga aty atë plehrë… (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Nën ethet e zgjedhjeve bashkiake, kanë filluar edhe thashethemet e para, jo vetëm nga protagonistët, por edhe për protagonistët. Partia Demokratike është duke ndjekur qasjen e saj për të shkuar drejt 30 qershorit, me ture në çdo qytet e me protesta.

Në kampin tjetër, socialistët janë duke diskutuar mes vetes, se kush bën e kush jo për të drejtuar bashkitë. Kamera e A2 CNN ju sjell bisedën e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me deputetin socialist Sadi Vorpsi në seancën e së enjtes në parlament.

Edhe pse ka pak ditë në qeveri, Balluku duket qartë se është një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS, edhe në funksion të zgjedhjeve lokale. Në bisedën e Whats Up, pasuesja e Damian Gjiknurit duket se nuk ka ndonjë konsideratë të lartë për Kryebashkiakun e Vorës Fiqiri Ismaili me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërisht të Bashkia e Elbasanit.

Zbardhja e bisedës:

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)
Vorpsi: Ha ha
Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****
Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate
Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët
Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë
Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin
Vorpsi: Po po, e di
Balluku: Dhe po e bën shumë mirë
Vorpsi: Eshtë djalë super ai
Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik
Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.
Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.
Vorpsi: E rëndësishme…


1 Comment

  1. Kjo femra,eshte kandidate per filma me pulle te kuqe !?!As qe ia ndjen fare ne ate ane !Baxhelle kolektive,me ngulje e shkulje !!!Nuk ka lene hu pa thyer !A do me ta thy a don me ma thy,me ty e kam me ty !Belinda,vuuuuu me ua thy !!!Eshte mode ne rilindjen e edvin Roshit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *