• |
ide | kryesore

Bulqizë/ Minatori goditet në kokë nga një masiv guri, ndërron jetë

Lajme, Të fundit


Gjen vdekjen në minierën e Bulqizës një 53-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje  në galerinë e zonës D të minierës teksa 53-vjeçari A.Allushi po punonte.

Mësohet se A.Allushi është goditur në kokë nga një masiv guri i cili është shkëputur nga pjesa e murit te minierës. Pas kësaj, 53-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

53-vjeçari ishte i siguruar dhe i kualifikuar në punë.

 


1 Comment

  1. pos vdekjes ,vrasjeve,tritolit,kokaines,perdhunimeve,trafikimeve qe bejn lloji edvinqelbesir rama,balla,avdylajt,frrok,rosh,ndok e dosh ne ket vend monstrash nuk ndodh tjeter gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *