• |
ide | kryesore

Historia/ Si arriti Dritan Dajti t’ia hedhë dënimit me burg të përjetshëm

Kryesore, Lajme

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm, por njëkohësisht i pranoi atij edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar duke i dhënë mundësinë të kryejë vetëm 25 vjet burg për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009. Gjatë gjithë procesit gjyqësor Dajti nuk mori avokat, por nuk pranoi as avokatët kryesisht të përcaktuar nga shteti. Pas një sage të gjatë seancash, pavarësisht mungesës së avokatit, ai mori dënim me burgim të përjetshëm.

Por Gjykata e Lartë e ktheu për rishqyrtim për shkelje procedurale sërish në shkallë të parë. Gjatë rishqyrtimit Dajti nuk e pranoi sërish mbrojtjen, por gjithsesi ai u gjet serish fajtor për vrasjen e 4 policëve. Tashmë është apeli që i uli atij 1/3 e dënimit duke ia kthyer në 25 vjet burg. Anëtaret e trupës gjykuese nuk i përkasin Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ata janë gjyqtarë të deleguar që vijnë nga gjykatat e Apelit në rrethe. Kjo për shkak se të gjithë gjyqtarët kishin konsumuar të paktën një herë të drejtonin seancat ndaj Dajtit dhe ishin përjashtuar nga gjykimi ndaj tij. Ky është rasti i parë që një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk e dënon me burgim të përjetshëm ata që gjen fajtor për vrasjen e policëve.

Kush është Dritan Dajti

I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 (sot 47 vjeç) ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes.

Ne dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm. Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës “njollosja” e emrit te tij do te realizohej per here te pare per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H.H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Arratisja spektakolare nga gjykata

Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar.

Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t’ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t’u futur në sallën e gjyqit.

Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë.

Arratia 6-vjeçare

Arratia 6-vjeçare e ndihmoi Dritan Dajtin të përmirësonte mënyrën e jetesës. Oficerët e policisë gjyqësore kanë mbetur të shtangur gjatë këqyrjes së apartamentit të të shumëkërkuarit në Durrës, pranë vendit ku u vranë 4 punonjësit e policisë. Në një pallat gjashtëkatësh, Dajti jetonte në katin e fundit, në papafingo, ku kishte arritur që të mobilonte apartamentin në një mënyrë që të kishte mundësi të shihte të gjitha lëvizjet poshtë pallatit. Dajti i druhej ndonjë operacioni të uniformave blu dhe kishte arritur që të gjitha dritaret e apartamentit të kishin pamjen e rrugës, në mënyrë që t‘i jepnin mundësi që të shpëtonte.

Më 20 mars 2005 mendohet që t’i ketë shpëtuar nga duart policisë në një aksion ku u arrestua një tjetër njeri i njohur i botës së krimit, Emiliano Shullazi, i akuzuar për vrasjen e Vajdin Lamajt, ish-president i Federatës së Boksit.

Shullazi, Dajti dhe tre të tjerë po lëviznin me automjetin tip “Benz”, me targë të huaj AT 347 XV, kur nuk iu përgjigjën kërkesës së postbllokut policor pranë filialit të BKT-së, afër hyrjes së portit detar. Gjetja e armëve të gatshme për të shtënë në makinën e braktisur prej tyre u konsiderua nga krerët e policisë në atë kohë, bazuar në emrat e përfshirë dhe aktivitetin kriminal të tyre, si një ndërhyrje e suksesshme që parandaloi një krim të sigurt, paçka se Dajti arriti të shpëtojë.

Një vit e gjysmë pas arratisjes nga Gjykata e Tiranës, ai arrin t‘i shpëtojë një aksioni dhe një postblloku policor në Durrës. Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin e Dritan Dajtit nga ana e Shullazit dhe dy personave të tjerë të kapur që udhëtonin me të në automjetin që nuk iu bind postbllokut, policia saktësoi që kishte qenë pikërisht ai.

Finok dhe i sigurt, ndërsa Shullazi ka vrapuar duke u futur në një pallat në lagjen 1 të Durrësit për t‘i shpëtuar kapjes, Dajti ka lënë të kuptohet se do të dorëzohet. Ka dalë nga automjeti “Benz” me duart lart, duke treguar se ishte i paarmatosur dhe aspak i rrezikshëm dhe menjëherë është larguar me shpejtësi. Të tërhequr nga veprimet e shokut të tij të ngushtë, Shullazit, policët e kanë zhvendosur vëmendjen drejt tij, pasi veç të tjerash ishte dhe i armatosur, duke lënë Dajtin të largohet pa i hyrë ferrë në këmbë.

Me gjithë krehjen e zonës pas kapjes së Shullazit, dy personat e tjerë, njëri prej tyre Dajti, nuk u kapën. Pa kaluar pak ditë nga ajo ngjarje, Dritan Dajti arrin sërish t‘ia hedhë Policisë së Durrësit. Këtë herë në superstradën Durrës-Tiranë. Zyrtarisht, Policia e Durrësit nuk e bëri publike ngjarjen, po burimet brenda saj patën deklaruar se Dritan Dajti arriti të arratiset dhe një tjetër herë. I djegur nga ngjarja e tri ditëve të shkuara, ai nuk ka tentuar të mos i bindet postbllokut, po ka ndaluar, teksa lëvizte me një automjet me targa të huaja.

Në momentin që kërkonte dokumentacionin, punonjësi i policisë e ka njohur dhe ka dashur të bëjë njoftimin përkatës, por me shpejtësi Dajti ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka vënë në kokë, duke e kërcënuar se do t‘ia hidhte trutë në erë nëse do të fliste a reagonte. Pas kësaj është larguar me shpejtësi, ndërsa polici nuk ka mundur të marrë veten për disa minuta nga ngjarja. Kështu brenda pak ditësh, Dajti i shpëton dy herë Policisë së Durrësit në kontrolle rutinë të policisë rrugore, ndërsa mendohej që për shkak të të qenit në krye të listës së personave më të kërkuar, ai do të kishte mundur të largohej jashtë vendit. Të kthyera thuajse në rrëfime urbane kriminale, Dritan Dajti kishte nisur të lëvizte në kufijtë e të bërit mit.

Vrasja e 4 policëve

Dritan Dajti, ditën e ngjarjes (7 gusht 2009) ka qenë në Tiranë. Rreth orës 07.30 ka dalë nga shtëpia dhe me Wolksvagen Touareg të drejtuar nga kunati i tij Ergest Xhoxhi ka udhëtuar drejt Durrësit. Rrugës, së bashku me ta ka udhëtuar dhe Ledion Mara, i cili ishte shok me Xhoxhin. Rreth orës 13.50 ata janë ndalur në afërsi të kryqëzimit që të çon për tek pista e vogël “Iliria”.

Në këtë moment ka ndërhyrë policia. Ishte komandanti i forcës së posaçme Fatos Xhani që i është afruar te mjeti “Touareg”, ka hapur derën e parë të krahut të shoferit të mjetit tip dhe me thirrjen “-Ndal policia’” i është drejtuar personit që ndodhej në sedilen e pasme të mjetit. Personat që ndodheshin në makinë kanë hapur zjarr duke e lënë të vdekur atë në vend.

Image result for dritan dajti policet

Pasi ka parë praninë e policisë në krahun e shoferit, Dritan Dajti ka tentuar të dalë nga dera e pasme e krahut të pasagjerit, por edhe aty ka konstatuar forca policie e konkretisht në atë moment tek dera e pasme e krahut të pasagjerit është afruar për të hapur derën punonjësi i policisë Saimir Duckollari. Dajti ka hapur zjarr nga brenda makinës me dy armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i vrarë edhe Duçkollari, i cili sapo kishte prekur dorezën e derës së pasme të autoveturës.

Në këto momente efektivët e policisë P.S, F.M dhe Kastriot Feskaj janë përpjekur të neutralizojnë tre persona që qëndronin në këmbë pas mjetit tip “Touareg” në momentin kur forcat policore hynë në veprim.

Image result for dritan dajti

Dajti ka dalë nga dera e pasme dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të policisë Altin Dizdari në distancë jo të largët. Nga shkëmbimi i zjarrit pikërisht në mesin e kryqëzimit ku po zhvillohej ngjarja ka mbetur i vrarë polici Altin Dizdari, i cili nuk ka arritur te hynte ne operacion pasi sapo kishte ardhur ne vendngjarje me motor i maskuar me rroba plazhi. Njekohesisht nga perdorimi i armes prej Dritan Dajtit në momentin kur është qëlluar drejt Altin Dizdarit ka mbetur i vrare dhe shtetasi Ledion Mara, i cili ishte i shoqëruar me Ergest Xhoxhin dhe po qëndronte me të pas makine në momentin kur mbërriti policia.

Related image

Dajti ka vazhduar rrugën në drejtim të rrugicës së plazhit me një çantë që kishte krahë qafë. Qëllimi ishte të hynte në plazh dhe të përzihej me plazhistët. Pikërisht në atë rrugicë, Dajti i është afruar policit Kastriot Feskaj i cili kishte kapur një nga personat që po largohej dhe duke e qëlluar disa herë nga pas. Polici u qëllua 2 herë në kokë nga Dritan Dajti. Duke u larguar Dajti ka qëlluar edhe në drejtim të F.S. një kalimtar i rastit.

Në atë moment kanë mbërritur policë të tjerë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e Dajtit të plagosur me një plumb në kmbë dhe një në bark. Dajti nuk kishe më plumba në pistoletë. Në çantën që mbante krahqafë u gjetën disa sende dhe dokumente personale të tij si dhe një krehër pistoletë me fishekë, të cilin nuk ka arritur ta fuste tek arma që atij i është sekuestruar.

Image result for dritan dajti policet

Si përfundim nga kjo ngjarje, mbetën të vrarë punonjësit e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duckollari, Kastriot Feskaj si dhe Ledjon Mara. Të plagosur mbetën Dritan Dajti dhe Fatjon Shamku. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Cfare mund te presesh nga nje tufe legenash gjygjtaresh te sistemit qe saliu krijoje gjate pushtimit qe I beri drejtesise te krijuar ne kampin e pioniereve te plepave,kulici I saliut e shpetoje nga denimi kete monster

  2. ide | kryesore

    Vrau 4 policë, Dritan Dajti i shpëton burgimit të përjetshëm

    7 orë më parë

    Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka anuluar dënimin me burgimin të përjetshëm për Dritan Dajtin. Në vendimin e ditës së sotme trupa gjykuese ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurin duke dhënë ndaj tij një dënim përfundimtar prej 25 vjet heqje lirie.

    Kjo çështje shqyrtohej prej 10 vitesh në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku Dajti akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në Durrës në verën e vitit 2009.

    Gjatë gjithë procesit në Shkallën e Parë, Dritan Dajti dhe avokati i tij kërkuan gjykim të shkurtuar, çka do ti ulte 1 / 3 e dënimit.

    Kërkesa u refuzua në Shkallë të Parë, ku i pandehuri u deklarua fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por tashmë ky vendim është shfuqizuar nga Gjykata e Apelit.

    Vendimi është shpallur nga një trup gjykuese që përbehej nga 3 anëtarë të Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe dy nga Vlora.

     

     

     

     

     

     

     

     

    Nga kategoria

    Më të lexuarat e javës

    Të të kapë Ilir Meta me “bllok në dorë”5 DITË MË PARË

    Analiza/ Albin Kurti po merr përmasat e një politikani kombëtar4 DITË MË PARË

    Përplasje e fortë mes Sali Berishës dhe gazetarit Baton Haxhiu4 DITË MË PARË

    “Nuk dua të vdes me para në bankë”/ Paguan shkollën e fëmijëve të punëtorëve3 DITË MË PARË

    Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti3 DITË MË PARË

    Skandali/ Donika Prela njollos Vettingun, duke u pastruar politikisht4 DITË MË PARË

    Adoleshentët tregojnë për abuzimin me të miturën: E dërgonim në shtëpi kur prindërit ishin në punë4 DITË MË PARË

    Përdhunohet 14-vjeçarja, nënës së njërit prej 7 djemve të arrestuar i bien të fikët5 DITË MË PARË

    15 Comments

    Beni

    08/02/2019 te 17:21

    Pupupu,hajde drejtesi hajde ku eshte Ambasada Amerikane ti shohi kto lloj vendimesh.

    PËRGJIGJIUNI

    GP

    08/02/2019 te 17:55

    Jo po nuk na duhet reforma ne drejtesi. Thot sala me bashen. Para se te shani ju komentuesa, keta gjyqtar akoma nuk kan kaluar ne veting. Po e din qe nuk kalojn prandaj kan mar nje dore pare nga ky mostra.

    PËRGJIGJIUNI

    Emu

    08/02/2019 te 17:29

    Qekan shqepur ne para gjyqtaret..

    PËRGJIGJIUNI

    I paemër

    08/02/2019 te 17:37

    O ju qivsha robt mu ne shtet qe kemi…..

    PËRGJIGJIUNI

    Aida

    08/02/2019 te 17:39

    Kater jet njerezish me 25 vjet burg cmenduri, heren tjeter vrit sa me shum kur te jesh i lir.

    PËRGJIGJIUNI

    Kucovari i Velise

    08/02/2019 te 17:51

    Ore Beni po nuk e kupton se gjyqtaret ne 90 % te tyre jane te zgjedhurit e sorosianeve dmth e …..

    PËRGJIGJIUNI

    Ron

    08/02/2019 te 18:01

    O idiot koqevarur. Duhet te kesh bole ne mendje se ndryshe nuk shpjegohet. Nga gjyqtaret e apelit askush nuk e ka kaluar vetingun. Po ca them dhe un ti duhet te jesh ndonje nga ata qe ka tredhur vetingu.

    PËRGJIGJIUNI

    Kucovari i Velise

    08/02/2019 te 18:08

    po edhe pse nuk e kane kaluar vetingun ato perseri jashteqitjet e soristeve jane, te pelqen apo nuk te pelqen zotrise tende per nari nari….

    PËRGJIGJIUNI

    Stalini

    08/02/2019 te 17:57

    Do dale tani afer dhe -Konstandini -i partise se edhe ai 4 vrau.

    PËRGJIGJIUNI

    Ermiona

    08/02/2019 te 18:46

    Ky vend me ket gjyqsor nuk behet me.

    PËRGJIGJIUNI

    Xxxxx

    08/02/2019 te 18:57

    Eshte e kunderta e asaj qe shkruajne komentuesit e mesiperm.Pikerisht nen presionin e vetingut ata kane zbatuar urdherat e politikes per t’a pranuar gjykimin e shkurtuar.Perpara vetingut shoket e tyre se pranonin gjykimin e shkurtuar apo jo.Turp per keta gjyqtare!

    PËRGJIGJIUNI

    Namyti Mero Llumi

    08/02/2019 te 19:32

    Bravo!

    PËRGJIGJIUNI

    Yyyyyy

    08/02/2019 te 19:53

    E KENI GABIM !KETA PER TA KALUAR VETINGUN IU BINDEN URDHERIT TE RAMES.
    ME PAS DO DALE EDHE XHUVANI E PO ASHTU EDHE ALDO BARE I LUSHNJES! TE NA RROJE VETINGU! TE NA RROJE LU-JA! BASHKE ME VLAUTINKEN.
    O POPULL KEQ ME VJEN QE PO JA U THEM: HANI MUUUUTTTT TANI ME VETINGUN NE DREJTESI.
    PO KUR DO TE BEJE DROGMENI TANI EDHE VETINGUN E PEDAGOGEVE!!!! QE TE MOS E KUNDERSHTOJE ME NJERI. O POPULL U NGJALL KUFOMA E ENVERIT DHE PO QELB SHQIPERINE!!!

    PËRGJIGJIUNI

    I paemër

    08/02/2019 te 19:54

    E KENI GABIM !KETA PER TA KALUAR VETINGUN IU BINDEN URDHERIT TE RAMES.
    ME PAS DO DALE EDHE XHUVANI E PO ASHTU EDHE ALDO BARE I LUSHNJES! TE NA RROJE VETINGU! TE NA RROJE LU-JA! BASHKE ME VLAUTINKEN.
    O POPULL KEQ ME VJEN QE PO JA U THEM: HANI MUUUUTTTT TANI ME VETINGUN NE DREJTESI.
    PO KUR DO TE BEJE DROGMENI TANI EDHE VETINGUN E PEDAGOGEVE!!!! QE TE MOS E KUNDERSHTOJE ME NJERI. O POPULL U NGJALL KUFOMA E ENVERIT DHE PO QELB SHQIPERINE!!!

    PËRGJIGJIUNI

    aiiii

    08/02/2019 te 20:39

    10 vite kaluan ne gjykim nderkohe vitet e denimit jane 25. Burgu gjate gjykimit i quhen paraburgim dmth 1 dite baraz 1 dite e gjysem burg. Praktikisht ka vuajtur 15 vjet. I mbeten dhe 10 vjet te tjere. Per sjellje te mire do pergjysmohen. Deris Gjush Dako alo alo dosja e Preles ta marre per te pastruar plazhin bashke me Lul berishen.
    4 police vrau dhe del per 15 vjet.
    Turp turp turp.
    Ta lumsha o parti. Urime Rilindjes.
    Po ky ambasadori Soreca ca thote?
    Si i duket karburanti ??
    Presim krahasimin e rradhes se Ambasadorit te BE qe nuk i rruhet per Shqoperine. Ne listpagesen e rilindjes

  3. Renia e “Bojes” se “Reformes ne Drejtesi”, qe nuk rregulloi sistemin, ose mbylli problemet e tij, nje gjyq qe ka 10 vjet dhe shfrytezohen hapesirat ligjore. Por “Reforma” u minimizua me qellim vetem te Pastrimi e Figures, “Vetingun” fjalen cudiberese angleze, Show New 24 me te, propoganden, qe te heqim vetem ca gjykates e te veme ato qe duam ne e cdo gje sic ka qene do ngelet, Ja fakti, kjo sduhet te ndodhte , reforma kete supozohet do regullonte, e gjithe dobesite e sistemin dhe vrimat e tije.

  4. o Denim ne kanop apo me zinxhir ne qafe aty ku e ka kryer krimet-far shteti katastrof me xhyqtare te korruptuar.
    populli i mjere kah tia mban kah shikon secili qe vjen ne pushtet eshte i korruptuar bashke me xhyqtare.

  5. Ka bërë shumë mirë autori i këtij shkrimi që risjell të plotë historinë e këtij kryemineli të rrezikëshm, që nën ketë qeveri mafioze ju zgjat gjykimi kaq shumë vite derisa ti ulet 1/3 e dënimit.
    Për këtë kriminel duhej që parlamenti të mblidhej enkas e të vendoste që për këtë rast të rikthente dënimin me vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu