• |
ide | kryesore

Kërcënimi i Ramës për pedagogët: Problematikët do të vihen me shpatulla pas murit

Lajme, Të fundit


Gjatë vizitës së tij në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish pedagogët e Tiranës këtë të premte.

Kësaj here duket sikur Rama ka bërë një kërcënim të hapur ndaj pedagogëve duke u shprehur se “problematikët” do të vendosen me shpatulla pas murit. Me fjalën “problematikët”, kryeministri duket sikur cilëson pedagogët aktivë gjatë protestave të studentëve.

“Pedagogët problematikë do të vendosen me shpatulla pas muri, ndërsa pedagogët e ndershëm dhe profesionistë që janë shumica, unë e kam bindje këtë nuk e them për propagandë, do të shpëtojnë një herë e mirë nga përzierja e të njomit me të thatin dhe trajtimi i të gjithëve njësoj si këmbët e dhisë.

 Të paaftët dhe injorantët janë gjithmonë të interesuar t’i bëjnë të gjithë njësoj, se kështu kanë statusin e të qenit të barabartë. Këtë e shikon kudo, në politikë, në jetë, në shkollë e kudo.  Kur vjen puna tek arsimi dhe universiteti kësaj duhet ti vëmë fre që të kemi një rritje cilësore të Universitetit.

Janë mbledhur disa pedagogë që deklamojnë gjëra të mëdha, kërkojnë abrogimin e ligjit, kërkojnë disa gjëra dhe thonë të ndalet denigrimi i profesoratit.  Kush po e denigron profesoratin? Në fakt nuk është ky thelbi, thelbi është të ndahen pedagogët e nderuar dhe të respektuar nga sharlatantët, të cilët janë një ndër simptomat më domethënëse të sëmundjes që ka universiteti.”


4 Comments

  1. Ke të drejtë problematikët duhen vënë pas muri……. por I PARI NË LISTË JE TI o qelbësirë lapangjoz, kone që hiqesh si i fortë.

  2. Cilet jane te pa afte o drogaxhi ata qe kane mbrojtur doktoraturat neper unversitetet e huaja me mundin e skakrificen e tyre dhe quan te afte ata qe kane kopjuar temat e studimit per te mbrojtur doktoraturen nga te tjeret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *