• |
ide | kryesore

Shënohet viktima e katërt nga gripi në vend

Lajme, Të fundit


Janë konfirmuar 4 vdekje në spitalin universitar Shefqet Ndroqi për shkak të virusit AH1N1, brenda një jave. Viktima e fundit ka qenë një grua 75-vjeçare nga Lushnja.

Gruaja ka humbur jetën ditën e djeshme në spitalin  Shefqet Ndroqi. Ajo ka ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Lushnjes, ndërsa ka qendruar 8 orë në gjendje kritike për jetën në spitalin Shefqet Ndroqi.

Mjekja Silvana Bala shprehet më tej se 10 pacientë të tjerë me virusin AH1N1 ndodhet në reanimacion, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar aktualisht në spital.

Doktoresha ka thënë se ende është herët për të folur për një alarm nga gripi i derrit në Shqipëri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *