• |
ide | kryesore

Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë, prindërit justifikojnë djemtë

Lajme, Të fundit


Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë nga një grup djemsh, po ashtu minorenë, duke e shantazhuar ka tronditur opinion publik. Por nëna e një prej djemve të arrestuar, më i madhi prej tyre, një 16-vjeçar, i ka mohuar akuzat që djali i saj të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën.

“Djalin po e mbajnë padrejtësisht në burg. Ma kane quajtur monster. Nuk është e vërtetë. Çuni ka bërë veç një puthje dhe një prekje. Kaq. Është në gjendje të rëndë në paraburgim. Djali është 16 vjeç. minoren ai , minoren ajo, pse duhet të gjykohen kështu”, u shpreh ajo.

Më tej nëna e 16-vjeçarit vijon të mohojë edhe që djali i saj të ketë bërë shantazh ndaj saj. Sipas saj tashmë çështja është kthyer në politike dhe po dënohen padrejtësisht.

“Nuk e di çfarë kanë bërë djemtë e tjerë, çuni im nuk e ka bërë këtë. Çuni im nuk është rritur ashtu. Djali im ndihet keq sepse është pafajshëm. Kanë futur edhe politikën e mesme. Kur prindëri i vajzës e dinte se kishte të dashur, si nuk e pyeti njëherë vajzën. Nuk e kanë problem se u përdhunua një vajzë. Por tani ka ndërhyrë politika, po e bëjnë politikë”, tha ajo. /tch


4 Comments

  1. Moj shurre juve ndoshta nuk ju pen pershtypje as e puthura ,as e prekura me dore ,juve ndoshta ini nga ajo rrace qe edhe kembet perpjete ti mbani nuk e kini per gje .Si nuk kini turp po jepni intervista neper media per te mbrojtur ata -monstra-Po sikur t’ja kishin bere vajzave tuaja o moj shurra a do ju vinte mire.

  2. Ty me te kap me te rraf fut e bje qenke ! 1-per edukaten qe i ke dhen djalit
    2-per keto qe thua pas asaj qe ka bo djali
    3-kur do me ja hedh fajin prinderve te vajzes shkrete
    Po fut e bje mo me te bo vdek !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *