• |
ide | kryesore

Rama nis fushatën, konfirmon kandidatin e parë për zgjedhjet lokale

Lajme, Të fundit


Pasi shuajti protestën studentore me të gjitha format e mundshme, Edi Rama ka nisur një tur paraelektoral që do të vijojë nëpër të gjitha qytetet kryesore të vendit. Takimi i parë nën sloganin ‘Bashkia që duam’ u zhvillua sot në Korçë, ku kryeministri rikonfirmoi Sotiraq Filon si kandidat për bashkinë në zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Ai foli për një mandat tjetër të Filos.

Formati i takimit ‘Bashkia që duam’ nuk ndryshon shumë nga formatet e tjera të takimeve propagandistike të Edi Ramës. Njësoj si në rastin e llogaridhënieve publike, Rama hedh e pret batuta me qytetarët dhe kujdeset në mënyrë të veçantë që të thotë se ai bën diferencën me të tjerët.

Me ç’duket kryeministri dhe konsulentët e tij e kanë nuhatur se këtu është krijuar një perceptim i gjerë publik se klasa politike është e gjitha njësoj. Rritja e apatisë së qytetarëve ndaj të gjitha partive politike do të thotë më pak vota. Rama i trembet këtij trendi.

©LAPSI.al


1 Comment

  1. i lepit bythen e qir nga stalin monstres enver per 45 vite e mos ti lepini dhjerjes se tyre edvinit nja 50 te tjera.delet,lopet,derrat e gjelat majr plehur se bashku me katanet e meritojn kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *