Rrezikohet jeta e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në segmentin rrugor Fushë Arrëz-Gjegjan-Mirditë, prej tunelit të Gjegjanit. Për herë të fundit shembja e një masivi shkëmbor ka ndodhur ditën e shtunë, por fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.
Megjithatë, tragjeditë në këtë rrugë kanë ndodhur më herët, pasi shembjet vazhdojnë prej vitesh. Bashkia e Pukës i kërkon Autoritetit Rrugor që të ndërhyjë me urgjencë.
Kjo rrugë, ku shembjet pranë tunelit janë të shpeshta, lidh Fushë Arrëzin me Rrugën e Kombit, e u shërben rreth 50 mijë banorëve nga Fierza deri në Reps.
Keshtu jane te lena rruget e saliut,mbasi vodhi bashke me lulu,tani duan vota pushtat