• |
ide | kryesore

Skandali me tenderat/ 3 ish-ministrat e Drejtësisë në Prokurori

Lajme, Të fundit
ministria-e-drejtesise.png


Prokuroria e Tiranës pritet që të thërrasë për të dëshmuar 3 ish-ministra të Drejtësisë. Konkretisht, do të thirren për të dëshmuar ish-ministri Ylli Manjani, Petrit Vasili dhe Gazmend Bardhi.

Mësohet se ata do të pyeten javën e ardhshme në lidhje me rolin e tyre në procedurat e prokurimit.

Burime konfirmojnë se sa i takon dy ish-ministrave Ylli Manjani dhe Petrit Vasili, nuk janë në hetim, por në proces verifikimi për këtë do të merren edhe dëshmitë e tyre. Duke qenë se kontratat vijojnë të jenë në zbatim edhe aktualisht, organi i akuzës do të kryejë një verifikim edhe për ministren aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë kishte nisur prej muajsh një hetim, i cili u finalizua ditën e martë me caktimin e masave të sigurisë për 12 ish-zyrtarët. Ndërsa disa prej tyre ishin thirrur pak kohë më parë për t’u marrë në pyetje.

Mësohet se njëri nga të arrestuarit, drejtori i Shërbimeve Ekonomike dhe Mbështetëse në këtë ministri, Aurel Lamçe, që njëkohësisht ishte i komanduar edhe si sekretar i përgjithshëm, është shoqëruar mbrëmjen e së martës nga oficerët e Antikrimit Ekonomik, shkruan gazeta Panorama.

Ai ndodhej në një lokal në afërsi të Tregut Elektrik, kur u ndalua në zbatim të urdhrit të Prokurorisë.

Nën masë sigurimi “Arrest shtëpie” është dhe ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha. Ndërkohë, në burg janë edhe dy ekspertë të IT, Lysien Ali dhe Arlind Alika.

Prokuroria ka zbuluar abuzime të rënda me tenderat në vitet 2016-2017 dhe i ka akuzuar për ‘shpërdorim detyre”.

Nga detyra është shkarkuar edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, vetëm pesë muaj i emëruar në detyrë. shkarkimi është bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Hetimet e Prokurorisë që çuan në arrestime janë përqëndruar edhe në disa tendera të zhvilluara për burgjet.

Tenderat e hetuar janë: Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative; përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale; përmirësimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar; Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës dhe përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.


3 Comments

  1. Ketu gjithe tenderat te tille jane.Duhet bere pislleqe per te fituar 10%-30% titullari.Ky eshte ligji i tenderave,prandaj kane perfunduar parate publike ne duar injorantesh(faturino,kapter,zetoriste,njerez pa shkolle fillore),me ata punohet me lehte pasi se dine c’eshte ligji dhe cfare mund t’ju ndodhe me vone.

    1. luli o picimul vetem qelbesirat evrames nuk kapen se keta vjedhin jo nga 2 miljon üpor nga 20 e 40 miljon ne muaj.

  2. Ne cdo Ministri dihet qe ministri urdheron dhe vendos, keshtu qe lironi ata qe arrestuat kot dhe per show dhe merruni me keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *