• |
ide | kryesore

(VIDEO) Vrau gruan në Vlorë, autori 53-vjeçar kokulur drejt Prokurorisë

Lajme, Të fundit


Në videot më poshtë mund të shihni Teodor Lerën, 53-vjeçarin që vrau gruan e tij Eva Lera në Vlorë dy ditë më parë teksa merret nga burgu dhe niset për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Teodor Lera e rrihte vazhdimisht gruan e tij. Ai ishte i papunë ndërsa Eva Lera punonte tek një dyqan në lagje. Eva Lera nuk ndahej nga burri vetëm për hir të tre fëmijëve të tyre.

Mësohet se Teodor Lera ka mbytur me duar bashkëshorten e tij, Eva, gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës. Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Teodor Lera ndodhej në gjendje të rëndë pasi humbi shumë gjak. Siç mund ta shihni edhe në video ai tani e ka marrë veten mjaftueshëm sa të paraqitet para organit të akuzës. ©Lapsi.al 

https://youtu.be/U1heP6g3OMI


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *