• |
ide | kryesore

Vlorë, grabitet me armë karburanti gjatë natës

Lajme, Të fundit


Një karburant është grabitur gjatë natës në Novoselë.

Sipas burimeve, kanë qenë dy persona të kamufluar që kanë kërcënuar rojen dhe i morën xhiron ditore afro 35 mijë lekë të reja.

Në dëshminë e tij në polici roja ka treguar se ka dëgjuar grabitësit që të thonë ‘nxirr pistoletën’, ndërsa më pas kanë thyer xhamin e kabinës ku qëndronte duke i marrë lekët.

Pas njoftimit, policia e Vlorës ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Kjo nuk është hera e parë që këtë zonë grabiten pika karburantesh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *