• |
ide | kryesore

Vrau gruan, gjykata jep masën e sigurisë ndaj 53-vjeçarit

Lajme, Të fundit


Gjykata ka vensodur masën “arrest me burg” për 53-vjeçarin Teodor Lera, i cili dy ditë më parë vrau bashkëshorten e tij Etleva Lera, 45 vjeçe.

Pas vrasjes së bashkëshortes, Teodro Lera tentoi të vetëvritej duke prerë damarët e dorës, por i shpëtoi vdekjes në spital, ku u dërgua në gjendje të rëndë.

Çifti ka pasur konflikte të mëparshme dhe njëpasnjëshme. Disa kohë më parë, çifti i bashkëshortëve përfundoi në polici, pasi burri i kishte dhunuar të shoqen. Vrasja para dy ditëve ka ndodhur në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar.

Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Një prej vajzave jeton në Amerikë, djali në Angli dhe vajza tjetër në Tiranë ku ishte studente.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *