• |
ide | kryesore

Dy amasadorët e SHBA: Vështirë që të kemi marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti

Lajme, Të fundit


Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip S. Kosnett dhe ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott në një editorial për gazetën “Zëri” kërkuan që viti 2019 të jetë vit i marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, mirëpo sipas analistëve kjo gjë është vështirë e arritshme

Kërkesa e dy ambasadorëve të SHBA-së, ai në Prishtinë Philip S. Kosnett dhe ai në Beograd Kyle Scott, që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë të arrihet gjatë vitit 2019 po shihet si vështirë e realizueshme, për shkak të taksës 100% që ka vendosur Kosova ndaj produkteve serbe e boshnjake, si dhe për shkak të lobimit të vazhdueshëm serb kundër shtetësisë së Kosovës.

Ambasadori Kosnett dhe ambasadori Scott duke e përdorur si shembull konfliktin mes Athinës dhe Shkupit kërkuan nga Prishtina e Beogradi që sa më parë të arrijnë një marrëveshje në të mirë të të dyja vendeve.  Për të arritur këtë marrëveshje dy ambasadorët i propozuan Kosovës ta heqë taksën ndaj produkteve serbe dhe Serbisë i kërkuan ndaljen e propagandës kundër shtetësisë së Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Është koha që Kosova ta pezullojë taksën, Serbia të përgjigjet në mënyrë konstruktive që të marrin fund provokimet nga të dyja anët, Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të dyja palët ta përqafojnë paqen guximshëm. Nëse e bëni këtë jemi optimistë se mund të arrini një marrëveshje historike për normalizim më 2019-n”, thuhet në editorialin që dy ambasadorët


2 Comments

  1. Në çdo ngjarje politike apo edhe të rëndomtë, kur i bëhet komenti, së pari i evidentohet shkaku e mandej pasoja.
    Nuk i shkrepi në kokë qeverisë së Kosovës kot, pa asnjë arsye që të vejë “embargon” e taksave të importeve serbe.
    Nuk i është vënë Kubës së Kastros embargo ekonomike për disa dekada, pa asnjë shkak por sepse ka pasur një shtet diktatorial që ka persekutuar popullin e tij.
    Nuk i është vënë embargo Koresë së Veriut pa asnjë arsye, por se edhe diktatori i saj komunist veç privimit të të drejtave elementare të njeriut në vendin e tij, u bë një rrezik për Azinë e gjithë botën me kërcënime të armëve bërthamore.
    E njejta histori ka qenë edhe me Rusinë apo Iranin apo edhe Serbinë e Millosheviçit.
    Padyshim që pas përfundimit të luftërave duhet domosdoshmërisht që vëndet ndërluftuese të bëjnë marëveshje paqësore për hir të popujve të tyre.
    Por nëse sot Gjermania e Franca janë dy shtete mike, kjo u realizua me faktin se Gjermania i pranoi fajet e saj apo më saktë veprimet kriminale të nazizmit hitlerian dhe as ka qenë në pyetje njohja e Gjermanisë si shtet nga Franca..
    Në luftën e fundit ballkanike të ndezur nga nacional shovinisti socialist serb Millosheviç, Serbia doli një shtet që e humbi luftën e ështe paradoksale që humbësi i një lufte agresore e të pa drejtë, të shpërblehet.
    Kjo ndodhi me teritoret e Bosnjes e po tentohet të bëhet edhe me teritoret e Kosovës së masakruar. nga pushtuesit sërb.
    Presidenti aktual serb Vuçiç. “me dhimbje” ashtu siç është shprehur, duhet të pranojë krimet mizore që pat bërë shefi i tij Millosheviç e të respektojë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare për të njohur shtetin e pamvarur të Kosovës e vetëm atëhere mund të shpresojmë që të bëhen biseda e marëveshje si fqinjë në kushtet e dy shteteve të pamvarura për të rishikuar kufijtë.
    Por si mund të bëhet një marëveshje e tillë në kohën që qeveria serbe aktuale, ashtu si Millosheviçi këmbëngul akoma që Kosova është Serbi e bën çmos që asaj shtetet antare të OKB të mos ja njohin pamvarësinë ??
    Pakica etnike ka në çdo shtet të Europës e më gjërë e kjo nuk ka sepse të shfrytëzohet për rindarje teritoresh, kur në Europë pretendohet bashkimi i të gjitha shteteve të saj në një një shtet të përbashët ndëreuropian.

  2. Nqs plani dhe kerkesa amerikane eshte vetem per shkembim territoresh(nuk ka ejt prapa skene rtjeter ne dem te kosoves),duhet bebet,qofte edhe duke toleruar ne ndonje drejtim per te përfituar ne drejtimin tjeter ku eshte objektivi kryesor.
    Kompromise beben edhe mes fuqive te medha,dhe nga kosovaret e serbvet duhet nje kompromis i madhe e historik.
    Mos lejojmë qe rrota e historisë t’na merr mbrapa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *