• |
ide | kryesore

Minj të ngordhur, kryqe e hudhra: ish-tifozët e tij e quajnë Courtois Miu

Sport



Klimë e ndezur për derbin e Madrid ishte që në vigjilje, sikur tifozët Colchoneros ta dinin se Real Madrid do ti dominonte në shtëpi dhe ish-portieri i tyre, mbi të cilin ata kanë shpërthyer prek kohësh mallkime e tërbim, do të dilte triumfues nga Wanda Metropolitana, dikur shtëpi e tij. Në fakt, mbështetësit e Atletico nuk e pritën mirë transferimin e Thibaut Courtois tek rivalët e përjetshëm, sidomos me gjestin e portierit që puthi “la camiseta blanca”.

Sulmi mbi yllin dedikuar portierit belg në Walk of Fame të Wanda Metropolitano (Courtois ka mbi 100 prezenca me fanellën bardhekuqe) nisi menjëherë pas transferimit të tij tek merengues. Dikush shkruajti “MI”, sipër pllakës, ndërsa tani, ashtu si dëshmon e përditshmja AS, dikush ja vendosur mbi pllakë minj të ngordhur pellushi, hudhra e një kryeq të kuq, për të fshirë stemën e Atletico poshtë emrit të belgut. Colchoneros ndihen të tradhëtuar dhe mesazhi është i qartë: Courtois nuk është i mirëpritur në pjesën bardhekuqe të Madrid.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *