• |
ide | kryesore

FOTO/ Tallja e Ramos epike: Atletico Madrid akuzon për favoret e përhershme ndaj Real

Sport



Nuk mjafton vetëm të fitosh, sepse kënaqësia më e madhe është tek ironia apo tallja pas saj ndaj kundrshtarit. Nuk vlen për të gjithë por për Sergio Ramos po. Kapiteni i Real Madrid nuk ka pritur shumë për të ekzaltuar aftësinë e tij më të mirë, pas suksesit 1-3 në derbi me Atleticon. Një foto e shpërndarë nga Ramos, tregon piëkrisht qendërmbrojtësin, autorin e golit të dytë, duke ushqyer me qumësht një foshnje që mbi fytyrë kishte stemën e rivalëve të qytetit.

Një ironi e tepërt ndoshta, kur Atletico është shumë më serioze në protestën e tij, duke treguar përmes imazheve, favorizimin e radhës arbitral ndaj merengues. Për Colchoneros, ndërhyrja e Gimenezit ndaj Vinicius ishte jashtë zonës, goli i Moratës ishte i rregullt dhe Casemiro shkaktoi penallti ndaj Moratës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *