• |
ide | kryesore

Vendimi për Dritan Dajtin, ministrja Gjonaj: Skandal i papranueshëm

Lajme, Të fundit


Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cilëson një skandal të papranueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin.

Në një deklaratë për mediat ministrja Etilda Gjonaj tha se do qeveria nuk synon kontrollin e drejtësisë por se në këto raste nuk mund të rrijë pa reaguar.

Ajo paralajmëroi masa ndaj gjyqtarëve dhe tha se do t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për vendimin.

Lexoni më tej nga Lapsi.al: 

Historia/ Si arriti Dritan Dajti t’ia hedhë dënimit me burg të përjetshëm 

“Përshëndetje, jam sot para jush në këtë deklaratë për shtyp për një rast të paprecedentë dhe shokues të ndodhur në vendimmarrjen e drejtësisë shqiptare dy ditë më përpara lidhur me çështjen ‘Dajti’. Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar për uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin e procedurës penale. Prej 48 orëve kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të papranueshëm të përmasave të tilla të patolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin tërësisht në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Duke ndarë me publikun revoltën legjitime të çdo qytetari përballë këtij lajmi të shëmtuar që vjen nga segmente të drejtësisë ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut dua t’ju siguroj të gjithëve që jo vetëm nuk mund të pajtohemi kurrë me faktin e kryer në këtë rast por do të ndjekim të gjitha hapat me të gjitha mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit, e mungesës totale të integritetit dhe profesionalizmit të disa gjyqtarëve të cilët nuk meritojnë asgjë tjetër përveç përbuzjes së çdo qytetari të ndershëm.

Vendimi është në kundërshtim me çdo standard të procesit penal dhe rrezikon kështu të krijojë një precedent të rrezikshëm në dhënien e lirisë elementëve kriminalë.
Gjej rastin që ta rinënvizoj se qeveria dhe kjo shumicë qeverisëse as nuk e ka dhe as nuk synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë por në raste të tilla papërgjegjshmërie të drejtësisë së një vendi që aspiron ëpr të hyrë në BE nuk mund të rri pa reaguar me të gjitha format ligjore. Fatkeqësisht, kjo drejtësi në reformim e sipër që hera-herës shfaq fytyrën e saj të vjetër të përbuzjes së vetë drejtësisë na vendos të gjithëve në një pozitë të vështirë. Por të gjithë duhet të kuptojmë se vetëm përfundimi i zbatimit të reformës në drejtësi, pastrimi nga radhët e drejtësisë të gjyqtarëve si ata që ulën dënimin e vrasësit të katër policëve është rruga për të ndaluar përgjithmonë këto vendime të paligjshme.
Ndërkohë gjej rastin të informoj se paralelisht me reformën në drejtësi ne do të përshpejtojmë reformën për rritjen e sigurisë në burgje si masa imediate kundër krimit të organizuar. Ku pas instalimit të monitorimit 24 orësh të seksioneve të sigurisë së lartë në burgje, instalimit të regjimit ‘41 Bis’ dhe paketës ligjore me ndryshime të kësaj natyre si pjesë e paketës antikrim do të miratohet së shpejti për forcimin e nivelit të sigurisë në sistemet penitenciare.
Ministria e Drejtësisë do t’i drejtohet KLGJ-së për të marrë masat e menjëhershme për procedimin disiplinor të gjyqtarëve lidhur me këtë rast të paprecedentë të shkeljeve në kundërshtim me çdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal. Pasuria është një element i rëndësishëm për t’u vlerësuar në procesin e vettingut por mbi të gjitha i kërkoj KPK dhe ONM që në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të fokusohen në elementë të tillë që çdo gjyqtar ose prokuror me vendimmarrjen e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale i shpëtojnë forcës së ligjit.
Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë me qëllim që parregullsitë e procesit në Apel të rivendosen në vend. Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie ku gjyqtarët dhe prokurorët me kurajë, përgjegjshmëri dhe në zbatim të ligjit të marrin vendime të drejta, të pandikuara nga asnjë lloj rrethane tjetër dhe të japin drejtësi”, deklaroi Gjonaj.


12 Comments

  1. Nafijee c’drejtesise pse nuk e hape gryken qe ne minuten qe dhane pretencen gjyqtaret apo kur u versulen te tere neper portale dhe opozita per kete vendim ,por del si koshi pas te vjelit te rrushit si kukumjacke .

  2. Or stalin ,or zog thiu te gjithe e kemi kuptuar nga intervista qe ka publikuar gazetari Artan Hoxha se kujt i sherbente dajti.

    1. i pa emer e mw mut ne tru u deshen 39 or qe ju muti i qenwfut negjmije ta kuptoni.perse e lat te lir si aleksander luiza xhuvenin o dhjerje ruqi e kak taulant balle.nuk ka internet ne qenefin negjmije apo qfare keni,ju e keni ERMUT TV TE RAMES PSE NUK FOLET KUR I THITHET DAJTIT PALLEN POR PASI JU DERDH NE GOJ LANI GOJEN ME SHURR BERISHE;

  3. O rop qire i pa emer kujt do qe ti kete sherbyer o moter dhe grua qire per mua ai eshte kriminel ka marre 4 jete njerzish dhe kryesisht police o prag qire nuk i ndaj une se kujt i ka sherbyer dhe kujt i sherben ju ini nga ajo rrace muti ,rrace kurvash ,qe i mbroni me fanatizem kriminelet o te shkerdhevsha me liber shtepie.

  4. E ka thene Artan Hoxha, dhe na qenkesh e tera e vertete,,,poato alibite, e anashkalimet e Tanit e dinakerite e tije per ta patur mire me te tere e din ti o i pa emer, apo e tha ai e mbaroi. Ky krimineli vrau kater oficere policie ne menyre mafioze, e ju doni te kapeni se me ke ka qene, por atehere pse ai pushteti qe Tan alibia e quan se ish me ta, po e ndiqte e donte ta arrestonte? Kini me shume kujdes o horra, e morra te kuq, se boll keni luajtur me lojra fjalesh e krijime sigurimi ne sulm te demokracise. Sot u ka dale boja, por thuajeni, e pranojeni se ky pushteti tuaj erdhi si perkrahje e ketyre dajteve, e currilave te kuq rrugecer politike.

    1. O stalin + xixa , bythqira edhe lamashe si ju vetem preshi i qeteson. Pas preshit duhet tju fusi edhe ndonje loqe heroi juaj babalja.

      1. O I PA EMER E ME MUT NE TRU BEJE BYTHEN GATI SE SHOKET E DAJTIT SHULLAZI;FRROK E NDOK NAT E DIT KAN NE BYTH ME TA VU ROSHIN.

  5. Te hjitha keto reagime, jane vetem per ta mbuluar gjithe kete afere. Kjo eshte afere, eshte vullnet i kryeministrit. Nuk ka gjyqtare ne bore, te marr persiper kete vendim, personalisht. Dritan Dajti ka kohe qe fliret se do i lehtesohen pozitat. Po Lul Berishen , kush e liroi?!! Gjykata!! Ndaj lerini keto show, dhe zhdukuni me doreheqje, se e qelbet e vjen ere. Nuk eshte rastesi. Nuk eshte nje rast i vetem. Eshte vazhde e nje seri vendimesh te tjera, po kaq absurde. E gjithe banda e xibrakes thuajse, sot eshte ne liri. Nuk eshte rastesi. Eshte perulja e nje shteti te tere para krimit. Ky palaco kryeminister eshte i gjunjezuar para krimit. Jo vetem qe nuk ka force, por i sheh ata si te vetmen shprese te fitoj zgjedhjet. Nuk eshte vetem Dritan Dajti. Jane Avdylajt qe hanin dreke me gjushin, suel cela dhe dhendri don lales, Djali Luiza Xhuvanit, Lul Berisha, Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Frroku, Armando Prenga Tom Doshi etj etj , pa fund jane qe u mblodhen si mizat pas qelbesires, kryerilindas.
    E mbani mend deklaraten, nuk jemi njesoj.
    Ti dole me m…. se m..ti. Vjen ere ngado qe te kapesh. Paske qene fare i mbaruar.

  6. “Ministria e drejtësisë do ti drejtohet KLGJ që të marë masa të menjëherëshme kundër këtyre gjykatësve”
    E thënë në këtë mënyrë , znj. ministre ka pohuar faktin se drejtësinë e paska marë në dorë krejtësisht qeveria.
    Qeveria e paska tagrin që të urdhërojë prokurore e gjykatës e deri Gjykatën e krimeve të rënda e këtë pra do ta bëkërka edhe me SPAK-un , Byronë e hetimeve e deri me Gjykatën Kushtetuese.
    Që nga formulimi i pakujdesshëm i këtyre deklaratave qeveritare, kuptohet se çfarë niveli ka kjo qeveri, që nga kryeministri e deri tek ministrja e shtetit Spiropali.
    Normalisht, si ministri i mbrendshëm ashtu edhe ministrja e drejtësisë, duhej të deklaronin se pajtohen me mendimin e qytetarëve e opozitës se ky vendim i kësaj gjykate është i padrejtë e do të kërkojnë riapelimin e tij në një gjykatë superiore. Kurse këta që të dy, marin përsipër të bëjnë prokurorin e gjykatësin për të ndëshkuar tre gjyqtarët
    Kanë më duket një prapavijë tjetër.këto deklarata të zellëshme në mbrojtje të policëve të vrarë nga krimineli Dajti. Duke e ndjerë frikën nga protesta e paralajmëruar e 16 shkurtit, Rama ka dalë me këto deklarata për të kërcënuar se kush prek policinë, do të ndëshkohet shumë rëndë.
    Nuk ka asnjë rast në protestat e PD, që të goditen e gjakosen policët siç bëri ai në 21 janar, prandaj ta heq këtë merrak për ta e të shoh merrakun e vetes.
    Pjesa dërmuese e policisë, është po aq e motivuar sa qytetarët që të protestojnë kundër tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *