• |
ide | kryesore

Piruetat qesharake të Ramës për taksën 100% të Kosovës (video)

Kryesore, Lajme

Strategjia për të hedhur gurin dhe për të fshehur dorën, po e vë gjithmonë e në pozitë më të vështirë Edi Ramën lidhur me qëndrimin që Tirana zyrtare po mban për çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri shqiptar ka zgjedhur një qëndrim të paprecedent për Shqipërinë: “Mbështesim çdo zgjidhje që miratohet nga SHBA dhe BE”, pra një formulë amorfe që e rendit vendin tonë në të njëjtin rend me shtete që edhe mund të mos kenë asnjë opsion për fatin e Kosovës.

Kryeministri shqiptar, i cili është në bazë të planit Thaçi- Vuçiç për ndarjen e Kosovës, po mban një qëndrim të dyfishtë publik. Nga njëra anë, ashtu sikurse raportonte në një shkrim të tij Karl Bild, ai nuk ishte kundër një marrëveshjeje me ndryshim kufijsh, ndërsa në një takim zyrtar në prill 2018 në Berlin, ai i ka pohuar Anxhela Merkelit se kjo është një çmenduri.


Lexo më tej:

Andi Bushati: Çfarë i premtoi Rama Merkelit në prill për Kosovën?

Këtë ambiguitet e vërteton edhe fakti se ai mbajti që nga gushti deri në dhjetor si ministër të jashtëm Ditmir Bushatin, i cili pati deklaruar se ndryshimi i kufijve është një hapje e kutisë së Pandorës për Ballkanin. Kur u pyet për këtë mosrakordim nga gazetari Andi Bejtja në emisionin “Opinion” në shtator 2018, Rama mbeti pa përgjigje.

Në të njëjtën vorbull të qëndrimeve flu është futur kryeministri edhe për sa i përket pozicionit që duhet të marrë ndaj taksës 100% për produktet serbe në Kosovë, që u vendos nga qeveria Haradinaj. Në deklaratat që Lapsi.al ka qëmtuar, shihen lehtësisht luhatje të forta.

Fillimisht, sapo taksa hyri në fuqi, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e goditi atë (video poshtë).

Nuk kaloi shumë kohë dhe Rama organizoi një tubim politiko folklorik në Pejë, ku ai e mbështeti 100%, taksën 100 përqindëshe. “Eshtë gjëja më normale në kushtet anormale që ka vendosur Serbia”, tha ai duke e quajtur atë një taksë të drejtë (video poshtë).

Edhe më pas, në një takim bilateral me homologun e tij kroat, Rama e mbështeti taksën e vendosur nga qeveria Haradinaj duke e quajtur atë si një klithmë politike që ka nevojë të dëgjohet(video poshtë).

Por nuk kaloi shumë kohë dhe kryeministri shqiptar i harroi deklartat me pathos patriotik që Lapsi.al ka renditur më lart. Ai u detyrua të rikthehet me bisht në shalë tek qëndrimet e ish ministrit, Arben Ahmetaj.

Pas shtimit të trysnisë amerikane për heqjen e taksës nga Prishtina, pas kërcënimeve me sanksione ndaj Kosovës dhe, pas bisedës së tij me këshilltarin pro serb të Trumpit, John Bolton, kryeministri shqiptar ka bërë një piruetë të tretë. Në darkën e javës së shkuar në Prishtinë, në vilën e Hashim Thaçit, ai i bëri thirrje kryeministrit Haradinaj dhe liderëve të tjerë të hiqnin taksën sipas porosisë amerikane.

Ky ndryshim i tretë brenda një muaji, e vë qeverinë shqiptare në pozitë qesharake. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me politikat e një shteti serioz, por e rendit Shqipërinë në ato republika bananesh që lundrojnë në diplomaci vetëm në bazë të interesave të autokratëve që i udhëheqin.

©Lapsi.al

6 Comments

  1. HARADINAJ SHPALLNJE NEN GRATA KETE MASKARA ESHTE NJERIU QE KA PREGATITUR COPTIMIN E KOSOVE JU NJE DITE DO E SHPALLNI POR DO JET VONE SA ME SHPEJT DO JETE ME MIRE PER KOSOVEN SHQIPERIN DHE KOMBIN SHQIPTAR NDOSHTA DHE PER BALLKANIN ME SORASIN VUCICIN THACIN DHE NENEN RUSI PO PUNOJNE PER COPTIMIN E KOMBIT SHQIPTARE……………

  2. Pa bosht si njeri,pa vizion si drejtues,pa ide si frymezues por inatcor si femije.Per karrigen dhe xhepin shet dhe zemren.

  3. rama flet sa e k dozen e kokaines ,kur thith tre viza ne pall te frrokut,doshit e roshit behet kriminel,kur thith ne pall te metes,monikes dhe prapanic te ditmir bushatit behet patriot.

  4. Plere me funderrin s ka pas dhe don zoti s ka per te pas kombi yne, ky funderrin duhet te zhgarravitet per asfalti deri sa ti dali fryma e fundit ketij kafshe qe i vje era mut me km larg tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu