• |
ide | kryesore

Gjendet i vrarë në makinë, kërkohet shoku i viktimës

Lajme, Të fundit


Sokol Rama u gjet sot i ekzekutuar me armë zjarri në makinë, në zonën e Malëshovës, pranë vendit të quajtur “Përroi i Thellë”.

Roland Milo, mik me Ramën dyshohet se është vrasësi i tij. Ai është shpallur në kërkim prej policisë.

Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet, rezulton se është shofer i administratorit të Frashërit.

Trupi i 32-vjeçarit u gjet i vrarë pas 2 javësh nga momenti kur ishte shpallur i zhdukur nga familjarët.

Policia e Tepelenës e ka bërë më herët identifikimin e vrasësit të dyshuar, por pritej të gjendej trupi dhe të krijonin bindjen e arsyeshme që është ai i dyshuari. Prej policisë bëhet me dije gjithashtu se nga këqyrja paraprake prej grupit hetimor, dyshohet se i riu është vrarë me armë zjarri. Sipas dyshimeve të policisë vrasja ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës. Milo kishte implikuar Ramën në trafik.

Sokol Rama

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Roland Milo

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *