• |
ide | kryesore

Punime, që nesër devijon trafiku nga rruga nacionale Gjirokastër – Tepelenë – Tiranë

Lajme, Të fundit


Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se prej ditës së nesërme, 20 shkurt, trafiku i makinave për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4), do të zhvendoset në qytet për shkak të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut.

Kalimi i makinave, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

ARRSH njoftoi se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmangë qëndrimin, në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor!


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *