• |
ide | kryesore

Vrau gruan e pronarit, kërkohet burgim i përjetshëm për 35-vjeçarin

Lajme, Të fundit


Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Fatjon Karmeshtnan, vrasësin i cili mbyti gruan e pronarit të tij, Suela Sulën.

Gjykata ka dënuar për këtë ngjarje me burgim të përjetshëm bashkëshortin e viktimës, Sadetin Sula, i cili akuzohet për urdhërimin e vrasjes së gruas së tij.

Ngjarja ka ndodhur më 18 prill në 2016 në Shkodër. 38-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë që kishte ajo dhe burri.

Biznesmeni Sadetin Sula akuzohet për “vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie”. Vrasja, që fillimisht u cilësua si vetëvrasje, u krye nga Fatjon Karameshtna me urdhër të Sadetin Sulës.

35-vjeçari punonjës i mobilerisë, sipas Prokurorisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadetin Sula, me urdhër të këtij të fundit. Biznesmeni i frikësohej divorcit për përgjysmimin e pasurisë dhe akuzonte bashkëshorten për tradhti.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *