• |
ide | kryesore

Arrestohet në Tiranë vrasësi i dyshuar i Sokol Ramës nga Tepelena

Lajme, Të fundit



Arrestohet Roland Milo i dyshuar per vrasjen e Sokol Rames . Ai u gjet nga policia ne Vaqar te Tiranes tek shtepia e motres. Sokol Rama u gjet i vrare ne nje humenere ne zonen e Limarit ne Kelcyre ne automjetin e tij. Babai i dy fëmijëve, u denoncua i zhdukur në polici nga i ati, ndërkohë që rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe me precedentë penalë.

Dyshohet se vrasja e tij mund të ketë lidhje me trafikun e drogës, ku mendohet se merrej me transportin e lëndës narkotike, ndërkohë që kishte humbur gjurmët qysh prej datës 6 shkurt. Roland Milo rreth 40 vjeç nga fshati Frashër i Përmetit rezultonte per policine gjithashtu i zhdukur per disa dite.

Nga hetimet e policisë rezultoi se telefonat e dy të zhdukurve janë sinjalizuar për herë të fundit në një zonë të thellë të Frashërit dhe më pas asnjë gjurmë. Dyshohet se zhdukja e tyre mund të ketë lidhje me prishje të pazareve të drogës, teksa mendohet se kanë qenë duke transportuar lëndë narkotike drejt Greqisë. Pas gjetjes së trupit të Ramës, policia i ka drejtuar dyshimet lidhur me krimin ndaj Milos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *