• |
ide | kryesore

Deklaratë e përbashkët, opozita paralajmëron: Nesër sovrani do të ushtrojë të drejtën e tij

Lajme, Të fundit



Opozita e Bashkuar ka dalë me një deklaratë në lidhje me protestën e nesërme. Pasi dënojnë deklaratat e policisë dhe Gramoz Ruçit, opozita e bashkuar shprehet se sovrani nesër do të ushtrojë të drejtën e tij.

Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.

Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës.

Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë.

Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!

Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit ‘339’, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit!

Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.



6 Comments

  1. prap edhe pas 30 vitesh shoku gramoz e hap dhe e mbyll parlamentin kur te doj ,popull me te padinjitet nuk paska pas.turp qe edhe tani jemi te lire prap mendjen mrapa ekemi msjtas turp,cohu popull neser do jet vone..

  2. Ishalla nuk fiton Juventus sot se kush duron pordhet e Rames. Persa i perket ju demostruesve neser e dime se çfare do ndodhe dejavu e dates 16

  3. Qeka hollu pak Monika,ishalla nuk ka djegin vehten me benzine se ngelet atdheu pa opozite.Kurse nga keto pordhet jemi mesuar nga mashtrimet.

  4. Qeka hollu pak Monika,ishalla nuk ka djegin vehten me benzine se ngelet atdheu pa opozite.Kurse nga keto pordhet jemi mesuar nga mashtrimet.

  5. Po si su vjen turp kyre,slan gje pa ber ne kurriz te popullit,kan 30 vjet,e spo ngopen me gjakun e djersen tone, tani duan dhe ate te femive tane,si skan turp thertasin sikur te jen vet drejtesia,dhe fjala drejtesi ne gojen e tyre humb kuptimin,si skan turp e flasim ne emer te popullit,sikur kan qen gjithmon perkrah tij, e kur vjen ora per karrige,behen nji me ne, me fmit tan,e me vuajtien dhe trishtimin tone per politikanet e sotem,bertasin e cirren me shum se ne qe e vuajm kete qeveri dhe si gjithmone vetem per vete, MJAFT o popull sot ngrihuni per veten tuaj per femit tuaj ti japim shpres brezit te ri te ardhmes tin dhe te SHqiperise,mjaft me kta te pa ngopur,mjaft me kta hajdut intelektual ,referendum per drejtesi e politik te re,njerez te ri te afte,qe deri tani jan perdorur nga te gjirha qeverite dhe i len ne hije,dhe puneve te tyre i zoterojn pervetesojn ikan ber ata dhe askush pervec tyre sdin e sben,referendum per SHqiperin dhe te ardhmen e fmive tane ska falje ska meshire ,referendum per te gjith keta qe na kan shtypur e shfrytezuar fizikisht ,psigjikisht,dhe kan futur duart ne xhepat e SHqiptareve sa her kan dashur e kan pas mundesi,nje shtet kaq sa ky i joni nuk don 100 vjet qe te behet nje vend i denje perkrah EU,dhe sibte fundit qe jemi ne konstruktion,duhet te kishim rruge te pakrahasueshme me shtetet e tjera,nje vend saky i joni me kaq banor duhet te ishte nje parajse pran EU,dhe jo te presim hapjen e negociatave koke ulur e te turperuar kundrejt botes,se keshtu na beri politika jon kokeulur,ne jemi populli me punetor me i talentuar me krijus e me i ndershem ne bot por regjimi ketyre politikaneve qe kerkojn akoma nga populli ,dhe quajne veten sovran,ju jeni politikan dhe ne shqip ju jeni turpi i SHqiperis,larg nga populli skemi pse te ngrihemi ne per ju se ju skeni ber asgje per ne ,REFERENDUM o popull per veten dhe endrat e tuaj asnje leshim me,mendoni per te ardhmen e fmive tuaj dhe jo per nje vend pune dhe i bler per nje koh sh te shkurter,tua heqim pushtetin qe ne vet ja kemi dhen dhe ti tregojme vendin sic e meritojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *