• |
ide | kryesore

Icardi mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Inter: mendohet ndërhyrja kirurgjike

Sport



Mauro Icardi, larg fushave të lojës që nga 14 shkurti për shkak të problemeve në gju, të shfaqura pas vendimit të Inter për ti dhënë shiritin e kapitenit Handanovic, mund ta keta luajtur tashmë ndeshjen e fundit me fanellën zikaltër. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, në fakt, sulmuesi argjentinas kërkon ti japë fund dhimbjeve në gju, që e shoqërojnë nga fillimi i vitit e po vlerëson një zgjidhje përfundimtare, e frikshme për Inter, duke qenë se flitet për një operacion pastrues i artikulacioneve, që do ti jepte fund para kohe sezonit të tij e ndoshta edhe eksperiencës në Milano.

Sulmuesi argjentinas nuk u nis për Firenze me shokët e tij, nuk do të jetë as të premten e ardhshme në Cagliari e madje as në 7 mars në Frankfurt kundër Eintracht për ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Europa League. Pikërisht në atë datë mbyllet edhe puna individuale e nisur pas refuzimit të Icardit për të udhëtuar drejt Vienës.

E përditshmja romane madje është zbilancuar në shkrim mbi qëllimin e ish-kapitenit: “Në këtë moment, është e fortë ndjesia se nuk dëshiron më të luajë me Inter”, por Gazzetta dello Sport flet për një tjetër kontroll mjekësor për argjentinasin në fillim të javës, me shumë mundësi të hënën, për të vendosur strategjinë për të ndjekur. Ndërhyrja kirurgjike është një hipotezë që do ta largonte edhe më shumë Icardi nga Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *