• |
ide | kryesore

Analizë angleze: Revolta e Kepa tregon fundin e Sarri tek Chelsea

Sport



Chelsea është dorëzuar vetëm me penallti kundër Manchester City në finale të Carabao Cup, por vëmendjen kryesore të shtypit anglez e ka marrë refuzimi i portierit të Blues, Kepa, për të dalë nga fusha përpara llotarisë finale, duke i lënë vendin Caballero. Një episod që e tërboi teknikun Maurizio Sarri, reagimi i të cilit në pankinë bëri xhiron e botës. Ish-tekniku i Napoli, pankina e të cilit është e lëkundur pas rezultateve zhgënjyese, në fund të ndeshjes provoi të minimizonte atë që ndodhi (“Mendova që Kepa ishte dëmtuar, ai e kuptoi që doja ta zëvendësoja për një problem fizik e tha se nuk kishte. E kishte të drejtë. Ishte një keqkuptim”), por ngjarja me portierin e tij mund të jetë një sinjal i qartë se skuadra nuk e ndjek më.

Shpjegimet e Sarri e ndjesa në Twitter e Kepa (“Në asnjë moment nuk ishte qëllimi im të mos i bindesha trajnerit e asnjë prej vendimeve të tij”) nuk e ka bindur shtypin britanik, sipas të cilit trajneri italian i ka ditët të numëruara. “Kryengritja e Kepa është treguesi se anija e Sarri tek Chelsea po fundoset” shkruan The Guardian, ndërsa Times titullon “Kryengritja finale” duke shpjeguar: “Kepa vendos në siklet klubin e Sarri”. “Anarki tek Chelsea” është titulli i The Guardian, ndërsa për Mirror gjesti i Kepa është “Revoltues” e “duhet të shkarkohet nga Chelsea pasi injoroi Maurizio Sarri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *