• |
ide | kryesore

Basha: Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos, por kjo s’e shpëton dot Ramën

Lajme, Të fundit


Lulzim Basha deklaroi sot në mbrëmje nga selia e PD se po përgatitet arrestimi i kreut të Bashkisë Durrës Vangjush Dako por se kjo gjë nuk e shpëton dot kryeministrin Edi Rama nga përgjegjësia ligjore për vjedhjen e votave.

“Përpjekja fasadë për të arrestuar Vangjush Dakos nuk e shpëton dot nga përgjegjësia politike dhe ligjore Edi Ramën. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuar. Përgjigja e opozitës dhe e qytetarëve do të vazhdojë të jetë masive, e qendrueshme, e bashkuar. Nuk ka zgjidhje tjetër veç largimit të Ramës dhe krijimit të një qeverie tranzitore, pa lidhje me krimin. Flijimi i Dakos apo njerëzve të afërt të Ramës nuk ndryshon asgjë. Ftoj komunitetin ndërkombëtar të mos gënjejë veten. Nuk është punë koke gjushësh apo sejdinësh. Edi Rama duhet dhe do të largohet. Dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota. Mos arrestimi me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë por nuk e shpëton dot”, tha Basha.


4 Comments

  1. o lulush mos dil dhe ben deklarata te till se je kryetari i PDs , Po nese kjo nuk del e vertete , cfare te mbeti ty ? Pse nuk le nje peshe me te lehte nga partia jote ti nxjerri keto thashetheme koridoresh.

    Kryetari nuk merret me thashetheme ooooo lulush.. BEHU KRYETAR I PDs se deri tani nuk ja ke arritur.

  2. Pirdh pirdh lulezime se lirohesh. Po nqs populli paska me shume besim te kriminelet dhe e shesin voten, fajin nuk e ka as krimineli as mazhoranca por opozita qe nuk i jep shprese apo alternative me te mire popullit se sa parate e krimineleve dhe politikat keqeberese te Rames. Ato protestues jane fukarenjte militante qe presin per 6 vite kocken e partise per ti dhene nj pozicion partiak dhe te zhavasin dicka te mbushin barkun. Me ate pje militantesh deri te xhammat e kryeministrise eshte rezultati. Populin dhe votat i ke akoma shume larg.

  3. Ky lulu flet pa lejen time,del dhe thote vangjushi do arrestohet per te mbledhur sa me shume skiftere dhe shpellare por numri I tyre aty eshte e shohin te gjithe,dhe neser do thote rama nuk arreston dakon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *