• |
ide | kryesore

Ish-drejtori Burgjeve doli i pafajshëm, i merr shtetit 14 mijë euro dëmshpërblim

Lajme, Të fundit


Ish-drejtori i Burgjeve do ti marrë shtetit 1 725 000 lekë ose 14 mijë euro. Vendimi është dhënë nga Gjykata Administrative e Tiranës, e cila pranoi kërkesën e Artur Zotos për dëmshpërblim.

Zoto u akuzua për korrupsion me tenderat, por u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda. Kështu, ai përpos pafajësisë mori dhe dëmshpërblim për 576 ditët e paraburgimit. Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të padisë. “Detyrimin e palëve të paditura t’i paguajnë paditësit shumën 1 725 000 (një milion e shtatëqind e njëzetë e pesë mijë) lekë, si kompesim për periudhën e burgimit të padrejtë të kryer prej tij. Rrëzimin e padisë për kërkimet e tjera të saj”, shkruhet në dispozitivin e vendimit të dhënë në fund të muajit janar.

Artur Zoto u padit nga ish-vartësi i tij Iliaz Labi për korrupsion me tenderat e ushqimit në burgje. Labi gjatë procesit gjyqësor ka deklaruar se ka marrë 2 milionë lekë nga tre firma konkurruese në tendera, duke i ndarë paratë me eprorin e tij Artur Zoto. Shkalla e Parë e dënoi me 5 vite burg, por ky vendim u rrëzua në Apel. Me burg u dënua edhe Iliaz Labi po për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë 3 vite që ai duhet të kalonte në qeli u konvertuan në shërbim prove.


3 Comments

  1. Sa here do paguhen nga leket e tua o popull. Gjithe administrata e larguar nga puna me gjyqe po paguhet.
    Sa gjera do behen ne emrin tend o popull. Hajde komedi me akte pa fund hajde.

  2. ngelet mister se si keta te lsi te gjith vjedhin e te gjith dalin te pafajshem, duke filluar nga kryetari qe u kap se si bente pazaret per te kaluar tek drejtori postes, drejtori rrugeve (parate e rruges iken po rruga su be) e deri tek ky i fundit qe jo vetem del i pafajshem po merr dhe para demshperblim nga taksat tona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *