• |
ide | kryesore

Vrau gruan dhe kunatën, Gazmend Mustën s’e mbajnë nervat në gjyq, tenton të dhunojë gazetarët

Lajme, Të fundit


Është shtyrë gjyqi për kujdestarinë e dy fëmijëve të Gazment Mustës i cili vrau bashkëshorten dhe kunatën e tij në fillim të janarit të këtij viti në Ballsh.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë përplasja Mustës dhe gazetarëve pasi ai është treguar i dhunshëm dhe kërcënues edhe ndaj këtyre të fundit. Në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Fierit, Gazment Musta, 34 vjeç ka kërcënuar gazetarët dhe ka dashur tu thyejë atij kamerat që mos ta filmonin, teksa ai shoqërohej për në gjykatë nën masa të forta policie.

Ndërkohë që seanca e radhës është caktuar të mbahet me dyer të mbyllura me datë 12 mars në orën 14:00.

Seanca e radhës do të zhvillohet me praninë e psikologëve dhe avokatëve.

Kujdestarinë e dy fëmijëve të Gazment Mustës e kërkojnë gjyshërit e tyre

Një ngjarje e rëndë tronditi e qytetin e Ballshit dhe opinionin publik në tërësi, ka ndodur me 2 janar ku 34-vjeçari, Gazment Musta, ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe kunatën 18 vjeçe.

Konflikti ka ndodhur për arsye banale, pasi 31-vjeçarja kishte shprehur dëshirën që të shkonte në familjen e prindërve për vizitë për festa, por 34-vjeçari nuk ka pranuar, ndërsa situata ka agravuar në vrasjen e saj.

Po ashtu mësohet se 18-vjeçarja kishte shkuar për vizitë me rastin e festës së Vitit të Ri, por që edhe ajo nuk ka arritur të shpëtoj nga sulmi me thikë.

Dy viktimat janë Gentiana Caushaj dhe Merisa Caushaj, ndërsa krimi është kryer në sy të fëmijëve.


3 Comments

  1. Nuk duhet folur pa ditur arsyen e vertete. Pa dashur te behem avokat i tij desh ate shtoj qe : Nuk diskutohet qe nena e femijeve nuk vritet ne asnje situate, por dihet qe cdo njeri ka nje instikt kafsheror qe nxjerr krye ne situata te paimagjinueshme. Nje arsye shume e forte e ka detyruar nje njeri qe shkon ne kurbet dhe rraskapitet ne Greqi per ti derguar para familjes (gruas dhe femijeve)…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *