• |
ide | kryesore

Përdhunuan për 3 orë 4 vajza të mitura, pranga për tre shqiptarë në Itali

Lajme


Pesë djem, dy prej të cilëve të mitur u arrestuan nga policia italiane në Como, nën akuzën se kanë rrëmbyer katër vajza duke i mbyllur ato në një dhomë për të orë të tëra dhe duke abuzuar seksualisht me të paktën njërën prej tyre. Pesë të rinjtë, sipas hetuesve, kanë vepruar “në mënyrë banditeste” me vajzat e mitura.

Incidenti që çoi në burg pesë djemtë ka ndodhur më 14 korrik të vitit të shkuar dhe u zhvillua në banesën e njërit prej tyre në zonën Canturino, ku pesë miqtë, tre prej të cilëve shqiptarë dhe dy të tjerët marokenë, kishin ftuar 4 vajzat e mitura italiane, shkruan Tgcom.

Sipas aktakuzës, djemtë pjesërisht të dehur dhe nën ndikimin e drogës, i mbyllën vajzat në një dhomë për më shumë se 3 orë, duke kërcënuar se do t’i hidhnin nga dritarja. Përveç akuzave për përdhunim në grup, lëndim dhe rrëmbim, dy prej të arrestuarve 17 vjeçar akuzohen edhe për posedim të drogës.

Hetimi filloi disa ditë më vonë në bazë të një telefonate tek karabinierët në Rebbio. Një nga ata të arrestuarit u gjurmua në Stradella (Pavia).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *