• |
ide | kryesore

Italia kundër Kosovës: Hiqni taksën! Serbinë e kemi prioritet

Lajme, Të fundit



Kryeministri italian Conte u shpreh se nuk është e rastësishme që vizitën e tij të parë në Ballkanin Perëndimor po e kryen në Serbi, pasi ai në Beograd ndihet si në Shtëpi.

Deklaratat ai i bëri gjatë konferencës për shtyp me presidentin serb ne Beograd.

“Italia e ka prioritet Serbine dhe rajonin ballkanik dhe integrimin e tyre. Italia do te jete ambasadore e Serbise ne procesin e integrimit europian.

Mbështesim përpjekjet e presidentit Vucic për të gjetur kompromisin me Kosovën.

Prishtina te tregoje impenjim per te revokuar taksat per produktet serbe.

Beogradi dhe Prishtina duhet te negociojne per te përmirësuar marredheniet dhe per te stabilizuar gjitha rajonin, pasi taksa e Kosovën nuk të çon askund.

Vlerësoj vendimin e qeverisë serbe e cila nuk ka reaguar me kundërtarifa. Taksa për mallrat serbe nuk i shërben dialogut”, tha ai.

Conte shtoi se do të bisedojë dhe me zyrtaren e lartë Federica Mogherini për të ndërmjetësuar heqjen e taksës.

Teme e bisedës mes kryeministrit italian Conte dhe presidentit serb Vucic në Beograd ishte edhe dialogu me Kosovën.

Vucic u shpreh se Kosova është për fuqitë e mëdha një fëmijë i përkëdhelur:

“Nuk e kuptoj qëndrimin e liderëve në Kosovë. Ata nuk mund të hyjnë në Bashkimin Europian pa marrëveshje me Serbinë. Ende nuk e kemi arritur kompromisin.

Kur vende si p.sh Madagaskari hoqi njohjen e Kosovës, ata na fajësojnë ne.

Le të biem dakord dhe të mos perkeqesojmë atmosferen, te arrijme ne nje kompromis.

Gjithë partnerët e kane njohur Kosoven, ata i japin mbeshtetje Kosoves sepse e njohin si shtet.

E konsiderojnë Kosovën si një fëmijë, si një adoleshent qe duhet te rritet edhe nese ben budallalleqe, prandaj kerkojme kompromis, te mos kemi probleme, sepse ne duam paqe”.



2 Comments

  1. I rrofte drogaxhiut Rama qe ju lepihet pipinove dhe shkon neper emisione dhe flet edhe italisht pa pike turpi.

    I rrofshin edhe 550,000 shqiptare ne Itali dhe 20,000 pipino ne Shqiperi.

    Kur nuk ke shtet, nuk ke diplomaci te fuqishme dhe te pavarur ( por e mbeshtet cdo gje tek ” euro atllancizmi” ) dhe nuk respekton gjuhen tende ( por lepihesh duke fol italisht) respekti nuk te vjen.

    Sa me shume pastari dhe fasone, sa me shpejt, se edhe sindikata nuk kemi!!

  2. Aman o Conte
    Ty po’ te heq BE Fondet se jeni ma mut se ballkani
    Ju dhe greqia keni hy me letra fallso
    Ne BE.
    Ju s’ Ju takon Makroni takoni jelekverdhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *