• |
ide | kryesore

Skrapar/ Banorët në protestë kundër bllokimit të buxhetit të qytetit

Lajme, Të fundit



Ngërçi i krijuar për shkak të bllokimit të buxhetit të Bashkisë së Skraparit ka nxjerrë në protestë kreun e institucionit dhe  banorë të qytetit. Me pankarta dhe thirrjet “Stop bllokimit të buxhetit”, “Buxheti është i qytetit” banorët dhe punonjësit e Bashkisë qëndruan për rreth një orë përpara institucionit të Degës së Thesarit.

Kryetari i bashkisë së Skraparit bëri përgjegjës për situatën e krijuar deputetin e PS-së në këtë Qark, Arbnor Shameti.

Qytetarët janë ata që më së shumti penalizohen nga mosmiratimi i buxhetit pasi janë mbyllur shumë shërbime jetike si konvikti i nxënësve, çerdhet, kopshtet Qendra e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe apo edhe Shërbimi i Pastrimit.

Dega e Thesarit në këtë qytet nën varësinë e Ministrisë së Financave ka bllokuar prej ditësh çdo lloj veprimi financiar të bashkisë deri në momentin që bashkia do të njohë vendimet e këshillit bashkiak. Nga ana tjetër vetë Bashkia ka paditur prefektin e qarkut për “shpërdorim detyre”.

 Në një reagim më herët Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka sqaruar se buxheti është gati, por më parë kryetari i bashkisë duhet të dorëzojë detajimin e tij sipas vendimit të Këshillit.



2 Comments

  1. Nuk eshte revolte popullore kjo more .Keta jane ata qe duan pushtetin me dhune shprehet psikoskizofreni-neper mediat e huaja .Ai qe po quan kazan ky njeri me te meta mendore po valon ,ai qe thote qe nuk eshte revplte popullore do e marri vesh kur ta terheqin zvarre ,ose te iki i veshur si -Gramoz Ruurrruuucci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *