• |
ide | kryesore

Adriatik Llalla punëson lobistë në SHBA për të shpëtuar nga ‘lista e zezë’

Arkiva, Kryesore, Lajme


Michael Gibaldi është një jurist i diplomuar ‘suma cum laude’ nga Universiteti Pensilvanisë dhe i Harvardit dhe specializohet me fokus në çështje penale, administrative si dhe gjyqet tregtare komplekse. Shefi i tij, Michael Tremonte është ish-prokuror dhe avokat me eksperiencë – partner dhe themelues i studios ligjore ‘Sher Tremonte LLP’.

Me zyra në ‘Broad Street’ të Manhatanit –zemra e distriktit financiar të Nju Jorkut, Sher Tremonte LLP është një studio ligjore e specializuar në përfaqësimin e kompanive në konflikte tregtare komplekse si dhe probleme ligjore që lidhen me të ashtuquajturit ‘jaka të bardha.”

Në datën 4 mars, studioja ligjore Sher Tremonte – e përfaqësuar nga dy juristët Gibaldi dhe Tremonte është regjistruar në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA si kompani lobimi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla.

Sipas formularit të regjistrimit, një kopje e të cilit është siguruar nga BIRN, qëllimi i aktiviteteve të lobimit, të ndërmarra nga “Sher Tremonte’ në emër të ish-prokurorit shqiptar në SHBA lidhet me vendimin e Departamentit të Shtetit për ta shpallur Llallën dhe familjen e tij si persona non-grata. [Kliko për dokumentin]. 

“Shfuqizimi i vendimit të Departamentit të Shtetit i datës 14 shkurt 2018, për të listuar Adriatik Llallën dhe familjen e tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara,” përshkruhet si qëllimi specifik i aktiviteteve të lobimit në formular.

Llalla u shpall i padëshiruar nga Departamenti i Shtetit një vit më parë, me motivacionin e përfshirjes domethënëse në korrupsion. Përveç Llallës, në formular listohet si financues i aktiviteteve të lobimit në një vlerë më të madhe se 5 mijë USD  edhe një kompani nga Nju Xhersi, e quajtur ‘Lita Brothers Construction’ – në pronësi të familjarëve të nënkryetarit të bashkisë së Kamzës, Korab Lita.

Shuma totale që ka paguar Llalla dhe kompania “Lita Brothers Construction” për aktivitetet e lobimit mbetet e paqartë.

I kontaktuar nga BIRN nëpërmjet telefonit, Llalla nuk ju përgjigj një kërkese për koment. Edhe lobistët Gibaldi dhe Tremonte gjithashtu nuk iu përgjigjën një kërkese të BIRN për koment nëpërmjet emailit.

Ndërkohë, nënkryetari i bashkisë së Kamzës, Korab Lita i tha BIRN se nuk kishte lidhje me përpjekjet e Llallës për lobim në SHBA.

“Unë jetoj në Shqipëri dhe nuk kam asnjë lidhje fare,” u shpreh Lita prerazi.

Non-grata në SHBA

Ekstrakti i kompanisë “Lita Brothers Construction” në Nju Xhersi, e përfaqësuar nga Bedri Lita.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Gjatë mandatit të tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Llalla u përball me akuza për punë të dobët në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërkohë që pati edhe një përplasje publike me ish-ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, me të cilin e ndanin pikëpamjet për reformën në drejtësi.

Nëpërmjet një njoftimi publik një vit më parë, në mesin e muajit shkurt, ish Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson shpalli vendimin për ta vendosur Adriatik Llallën në një listë të zezë zyrtarësh që i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen.

Ligji amerikan parashikon që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose t’i bëjë publike, siç ishte rasti i z. Llalla. Përveç Llallës, vendimi sanksionon hyrjen në Amerikë edhe për bashkëshorten e tij, Ardiana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe të një fëmije tjetër që nuk ka shtetësi amerikane.

Por duket se ish-prokurori nuk është pajtuar me vendimin e marrë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe për ta përmbysur atë, ka punësuar studion ligjore “Sher Tremonte” LLP.

Studioja ligjore Sher Tremonte LLP nuk është një kompani klasike lobimi. Megjithatë, në kongresin amerikan, avokatët Gibaldi dhe Tremonte njihen si dy juristët që kanë asistuar gjatë intervistës përpara Senatit lobistin ruso-amerikan, Rinat Akhmetshin.

Sipas mediave amerikane, Akhmetshin ka qenë një agjent sovjetik i kundërzbulimit dhe është lidhur me një fushatë lobimi në SHBA për të shfuqizuar të ashtuquajturin ligji ‘Magnitsky’. Ky ligji i miratuar nga Kongresi Amerikan në vitin 2012, ka për qëllim sanksionimi e personave të lidhur me vdekjen në një burg të Moskës, të kontabilistit rus Sergei Magnitsky.

Midis Llallës dhe Akhmeteshin nuk duket se ka ndonjë lidhje, përveçse të dy palët kanë punësuar të njëjtët avokatë për t’i asistuar me problemet e tyre ligjore në SHBA.

Kompania ‘Lita Brothers Construction’ është regjistruar në SHBA në vitin 2005, në Cliffside Park, Nju Xhersi në emër të Bedri Litës. Aktualisht kompania e ka selinë në 378 South Washington Avenue, Bergenfield.

Bedriu është vëllai i Korab Litës, nënkryetarit të bashkisë së Kamzës. Vëllezërit e Korab Litës, emigrantë prej shumë vitesh në SHBA, janë aktivë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Përpjekjet për të kontaktuar kompaninë ‘Lita Brothers Construction’ nëpërmjet telefonit rezultuan të pasuksesshme, ndërkohë që lidhja e tyre me ish-prokurorin Adriatik Llalla mbetet e paqartë.

Hetimet ndaj Llallës

Taka e blerë nga ish Prokurori Adriatik Llalla në fshatin Qeha Shetaj | Foto nga : BIRN

Në kohën që Adriatik Llalla bën përpjekje nëpërmjet lobistëve në SHBA për të hequr emrin nga lista e zezë e Departamentit të Shtetit, ai po hetohet në Shqipëri nën dyshimin se është përfshirë në një skemë pastrimi parash.

Akuza ndaj Llallës përfshin veprat penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë”, “mosdeklarim të shumave monetare në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Në korrik 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të prokurorisë sekuestroi pronat e ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Në një njoftim për shtyp, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale,” deklaroi prokuroria.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzën e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Një investigim i mëparshëm i BIRN tregoi se si Llalla transformoi një investim fillestar prej 16.3 milionë lekësh në prona me vlerë mbi 1 milionë euro përmes transaksioneve me një person të dënuar për vrasje, një biznesmen -fitues tenderi në Prokurori dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se Adriatik Llalla bleu katër parcela tokë me sipërfaqe totale prej 22 mijë metrash katrorë nga dhjetori i vitit 2016 deri në maj të vitit 2017. Të katër kontratat i kushtuan 14.8 milionë lekë në total ish-kryeprokurorit, me një çmim që luhatet nga 600 në 1 mijë lekë për metër katror. Menjëherë pas blerjes, Llalla i përfshiu tokat në procesin e rivlerësimit dhe sipas çmimeve të referencës, vlera e tyre totale u rrit me 6-fish, duke kapur shifrën e 93.7 milionë lekëve.

Llalla e ka deklaruar veten të pafajshëm ndaj akuzave. Megjithatë, pas gati 1 vite e gjysmë pa punë dhe me asetet e tij të ngrira nga Prokuroria, mbetet e paqartë se me çfarë mjetesh financiare e ka siguruar ai shërbimin e studios ligjore amerikane ‘Sher Tremonte LLP’.


20 Comments

  1. Leket e vjedhura te popullit perfundojn per lobigjet e prokurorit te Mona plagjatures dhe Like Floririt, se harrova Lulushin me Salen; se keta te katert desh u hodhen ne ere si kamikaz para parlamentit per te shpetuar nje cop hajduti ordiner qe e kishin ber vet kryeprokuror. Keta hipokrit kan ber dhe kauz luften kundra qeveris si luft kunder krimit, po si nuk than dy fjal per parcelat e pasurit marramendese qe kryeprokurari i tyre kishte bere ne bashlepunim me kreimin (me sakt me vrases e me mafioz te rrezikshem).

  2. Me kursimet e rrogs po i paguan lobistt ?!
    Apo lobistt jan ojq pr t drejtat e njeriut ?!
    Apo ky sht nj nga ato rastet pak rndsi ka ?!

  3. vodhi e beri lek nepermjet drejtesise e me ato lek po kerkon te blej drejtesin. CA MORRACAKU. PTU RRACE E KEQE, TERHEQSH KEMBEN ZVARR DHE PER ATA QE TE VUN NE KRYE TE PROPKURORISE E QE E MBUSHEN DREJTESIN ME GJIN GJONRA.

  4. Llalla eshte i djegur por nuk e kuptoj lidhjen e Lales me Lita Brothers Constructions Ltd.
    Ku tregohet qe kjo kompani po lobon per Llallen?! Apo fake news per te terhequr vemendjen si gjithmone.

  5. Llalla ta kishte fut ni burg tahirin edhe gjushin do kishte ba mire. Tani ska ca ba ma. Edh;e luli dhe sali berisha kot lodhen.

  6. Mendo se cfare prokurori kemi patur,nuk merret njeri me kete vemje ,hajdut dhe mashtrues.Ndoshta edhe Anglia e Kanadaja ja heqin vizen e hyrjes si hajdut .Medet per Kryeprokuror.Saliu prandaj bertet.

  7. BIRN media e Sorosit.

    nder te tjerea keta avokate kane puneuar per qindra amerikane dhe te huaj te tjere, clidhje ka Llalla me Rinatin???

    Gibaldi dhe Tremonte kane me qindra kliente dhe BIRN permend ashtu sic do propaganda e Sorosit etiketimin si pro rus ne te njejten linje sic akuzojne Trump ne Amerike, dmth cdo gje ne funksion te propagandes mesazhi eshte i qarte Llala eshte prorus ta degjojne injorantet dhe qelbesirat e Rilindjes se Al-Banjes.

    Media hale sherbetore dhe mbeshtetese e reforemes me bastarde te drejtesise Vetingun e leshit, te Arta Markut Donika Preles e plota bastardeve te rradhes se Rilindjes.

    Llala eshte hajdut si cdo prokuror e gjyqtar ne Shqiperi por nuk eshte nje qelbesire Rilindase apo fugshpum sorosian, sherbetore te antivlerave, interesit te rastit, konjuktures si dhe vijues te shkaterrimit komunist te shoqerise.

    Media uturak i Sorrosit dhe Qelbesirave Rilindas

    1. Artikulli eshte pershatur nga lapsi.al. Kto lidhjet e shkurtra me rus e kinez jane tagji per masat dhe mund te mos jene pjese e artikullit origjinal. Gjithsesi mesazhi kryesor qe vlen te komentohet eshte perpjekja e ish Kprokurorit per te hequr emrin nga lista e zeze. Nje firme te tille me $400/ora se perballon cdokush.

      Gjithashtu Llalla eshte jo vetem hajdut, po edhe qelbesire e sherbetor interesash e antivlerash. Uroj qe procesi mos te mjaftohet vetem me konstatimin e vjedhjeve qe ka bere kjo nevojtore, po edhe me procedimin dhe sekuestrimin e pasurive.

    2. PO si ka mundesi qe merresh me kontornon kur supa eshte e prishur. Po Llalla eshte hajdut e bashkepuntor me kriminelet mor rrot kari, ti per cfar em mbron? apo keshtu jeni ju “demokratet enverista”, po te jet i juaji le te jet vrases, perdhunus, hajdut , mashtrus ska gje se eshte i juaji. hipokrita varikarsa.

      1. Po pse Rama qe hyri fshehurazi ne konvente dhe beri foto me obamen ca ishte mer fugshqyms i vogel? nusja e atij shoferit qe pagoi 80 mije USD ???

        Ku eshte lajm ketu ???? Pse ka marre Llalla avokat , apo se kaloi vetingun Donika Prela dhe ajo artistja kryeprokurore e perkohshme PPP-Arta??

        Llall eshte nje shtetas sic je ti pavaresisht se ai ish-kryeprokuror mut muti , e ti propagandues bolshevik fugshqym
        Nderkohe Artistja dhe ekipi i saj prestigjioz perfaqesojne AKUZEN e shtetit dhe bejne ca u thote lideri jot Po crendesi ka kjo per ty, ti je nje qenie njeqelizore, rendesi ka te festojme 8 Marsin me liderin KIM 😀 😀 😀

  8. Nuk ka asgje te keqe qe Lalla apo Kosi po kerkon dike ta ndihmoje per problemin e vizes, pasi kushdo qe ka probleme me autoritet amerika ne mund ta beje kete. Por problemi i tij eshte Departamenti i shtetit per arsye qe i dine vetem ata, pra nuk behet fjale per ndonje shkelje ordinere vize a ku ta di une. Keshtu qe Llalla le ti harxhoje leket e fituara me poshtersi por sbesoj se do nxjerri gje ne drite. Per me teper si ka mundesi qe ketij i jane vertetuar pasuri jashte mundesive e te pajustifikuara dhe asgje nuk behet? Ngrihuni o milet sa nuk eshte vone dhe merrini perpara majtas e djathtas, perndryshe LLalla, gjiza Kosi e te tjere do tallin bythen me ju sic kane bere e po bejne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *