• |
ide | kryesore

Gratë e Astirit në protestë: Rama, anulo projektin e Unazës së Re!

Lajme, Të fundit


Këtë 8 Mars, gratë e Astirit, shtëpitë e të cilave preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë sot në protestë me parullat: “Shtëpia jonë, motoja jonë”. 

Kërkesa kë kanë është që Edi Rama të dalë publikisht e të ndalojë projektin korruptiv, siç e quajtën ato, atë të Unazës së Re.

“Duam të na dëgjohet zëri.  Jam një banore e Unazës së Re. Ne nuk do ishim sot këtu, do festonim nëse Edi Rama nuk do vidhte 40 mln euro, nëse nuk do bënte këtë projekt. Sot është dita e 126 e protestës sonë. Ne do rrimë këtu deri sa të dalë Rama e të thotë që projekti është anuluar. Ne jemi shumë, shumë më shumë do bëhemi”, – tha njëra prej tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *