• |
ide | kryesore

Itali, shqiptari kapet me 30 mijë euro drogë

Lajme, Të fundit


Një shqiptar u arrestua nga policia pasi u kap me 2 kg marihuanë, vlera e të cilës në tregun me pakicë kap shifrën e 30 mijë eurove. Në pranga përfundoi një 26 vjeçar banues në Chieti.

Operacioni erdhi pas dy ditësh vëzhgim përballë shtëpisë së tij, ndërsa i riu konsiderohet si një nga furnizuesit kryesore të drogës në zonën e Frentana.

Lënda narkotike ishte vendosur në dy pako në garazhin pranë ndërtesës ku jetonte shqiptari.

Policia ka sekuestruar edhe karta telefonike si dhe telefona celularë, të cilët mund të jenë përdorur me klientët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *