• |
ide | kryesore

Kriza politike, deputeti gjerman pas takimeve në Tiranë: Ata që duan demokracinë, pro dialogut

Lajme, Të fundit


Deputeti i Bundestagut Gjerman, Tobias Gottardt ka folur pas takimit që ka zhvilluar në kryesinë e Kuvendit me deputetët shqiptarë. Tobias Gottardt ka thënë se ata që e dua demokracinë janë pro dialogut dhe vështirësitë duhet të kalohen së bashku.

“Doja ta prekja nga afër realitetin. Kam dëgjuar kategori të ndryshme përfaqësues fondacionesh dhe kryetarë grupesh parlamentare. Fola për reformën në drejtë dhe implementimin e vettingut hapat që janë marrë nga Shqipëria janë të dukshme Shqipëria ka bërë përparim. Sigurisht nuk besoj që më takon mua të jap komente për situatën e brendshëm politike dua të shpreh qëndrimin tim se ata që e duan demokracinë janë pro dialogut dhe përballimit të çdo situate me dhënien e argumenteve gjithnjë pro dialogut. Si një europian i bindur në vlerat që transmeton BE unë jam këtu për të mbështetur çdo hap që Shqipëria po ndërmerr drejt anëtarësimit në BE. Kjo situatë është me fitore për të dyja anët si për Shqipërinë dhe BE. Pavarësisht vendit nga i cili vijmë, mesazhi i përbashkët është: Të gjitha vështirësitë dhe risqet që na shfaqen duhet të bashkëpunojmë bashkë”- tha deputeti gjerman.

 


1 Comment

  1. Pro dialogut apo pro monologut? Deri me sot kemi degjuar vetem monologje. Zakonisht kur protestohet, eshte qeveria qe ulet ne dialog dhe degjon palen e pakenaqur, por kete s’e kemi pare ne Shqiperi. KM mban nje fjalim, merret me balten dhe kazanin, flet per Shqiperine qe duam dhe qe vdo gje mund te arrihet ne platformen e bashkeqeverisjes, nderkohe numri i ye varfereve shtohet, bizneset mbyllem, shendetesia eshte ku therret qameti, por… sukseset jane te dukshme. Kemi bere kaq shume hapa para sa na mbeten edhe disa kilometra per te bere. Duhet t’i bejme edhe keto kilometra dhe per kete do ma ndihmonr opozita e re qe mbreme tregoi nje nivel te jashtezakonshem ne nje program televiziv. Me fund, kur BE te mos ekzistoje, Shqiperia do jete pjese e BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *