• |
ide | kryesore

‘Titanik 2’/ Dënohet me tre vjet burg Menduh Thaçi

Lajme, Të fundit


Me tre vite burg është dënuar ish-shefi i policisë sekrete DSK, Sasho Mijalkov. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u dënua me tre vite e dy muaj burg.

Ish anëtarit të KSHZ-së Bedredin Ibraimi, i është shqiptuar burgimi me katër vjet e gjashtë muaj, ndërsa anëtarët Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Scev i janë dhënë nga tre vjet burgim, shkruan Ina.

Ky është bilanci i seancës së sotme gjyqësore dhe aktvendimi për rastin “Titanik 2”, për parregullësinë zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013, e cila sot është lexuar në gjyqin Penal, nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe Osman Shabani. Rasti ishte hetuar nga prokurorja speciale Fatime Fetai.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *