• |
ide | kryesore

Arrestohet boksieri, pjesë e grupit kriminal ‘Bajri’

Lajme, Të fundit


Një tjetër person i shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër është arrestuar mëngjesin e sotëm informon policia e Tiranës.

Gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj informon se i arrestuari eshte Nelson Hysa, boksier i Vllaznisë ndërkohë policia identifikoi vetëm inicialet.

N. H., 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër, ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, kishte caktuar masën e sigurise “Arrest ne Burg”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *