• |
ide | kryesore

Fier, Rama pritet sërish me protestë nga mbështetësit e opozitës

Lajme, Të fundit


Sërish protesta sot në Fier. Mbështetës të PD e LSI-së kanë dalë sot në protestë në Fier duke mbushur rrugët, para vendit ku kryeministri Edi Rama do të ketë takimin e radhës.

Me pankarta në duar “Rama ik”, “Rama si Chavez” etj, si dhe me vuvuzela qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit. Forca të shumta policie janë në vend duke mbajtur situatën nën kontroll.

Kryeministri Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Fier, ku ka zhvilluar disa takime në njësitë administrative të qarkut. Ndërsa sot ndodhet në qytetin e Fierit në kuadër të turit “Bashkia që duam”.


3 Comments

  1. Shume mire e bejne.
    Eshte nje njeri i urryer, qe jo vetem sberi asgje per kete vend per keta njerez, por perkundrazi vjedh dhe provokon per dite.
    MJAFT

  2. Shqiperia, nje vend qe nen drejtimin e Rilindjes, vetem lulezon. I jane qepur kryeministrit , si Skenderbeu turqve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *