• |
ide | kryesore

KQZ kërkon zëvendësimin e 6 mandateve të PD dhe LSI

Lajme, Të fundit


Gjashtë madatet e lëna nga deputetët e PD-së dhe LSI-së do të zëvendësohen të hënën, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Mandatet që do të zëvendësohen janë:

Vangjel Tavos, Klevis Balliut, Gent Strazimirit, Nora Mallajt, Viktor Tushës dhe Astrit Veliajt.

Në mbledhjen që pritet të mbahet në orën 12:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të regjistrojë 4 partit për zgjedhjet lokale 2019.

Njoftimi i plotë i KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 11.03.2019, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Uniteti Kombetar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

2- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Socialiste e Moderuar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

3- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Emigracioni Shqiptar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

4- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kombetare Konservatore Albania” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

5- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike e Shqiperise, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Astrit Veliaj.

6- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Lezhe, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Viktor Tushaj.

7- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Durres, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Nora Malaj.

8- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Vangjel Tavo.

9- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Gent Strazimiri.

10- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Klevis Balliu.

11- Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *